E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas takimit me Topin, Rama : I kërkova që të luante rolin që i takon

Lideri i opozitës, Edi Rama pas takimit me presidentin Bamir Topi ka deklaruar se kërkoi nga Presidenti që të garantojë liri dhe të drejta kushtetuese duke luajtur rolin që i takon. " I kërkova garantit të Kushtetutës që të garantojë liri dhe të drejta kushtetuese duke luajtur rolin që i takon", u shpreh Rama.
Takimi Rama-Topi zgjati 35 minuta dhe u zhvillua me dyer të mbyllura.
Takimi Topi-Rama vjen në një kohë kur situata politike është tepër e tensionuar. Ndërkombëtarët ditë e fundit kanë bërë apel për dialog mes aktorëve politike, ndërkohë që Presidenti është shprehur i gatshëm të negociojë për zgjidhjen e krizës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›