E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lellouche: Dialog politik, opozita të ndalë bojkotin

Sekretari francez i shtetit Pierre Lellouche i ka bërë apel për dialog politikës shqiptare dhe njëherësh ka kërkuar që opozita të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të ndalojë bokotin . " Edhe një herë bëj apel për dialog , në interes të integrimit të Shqipërisë. Principi bazë i demokracisë është që pas vendimit të komisionit zgjedhor të pranohet rezultati i zgjedhjeve. Parimi i ndryshimit të pushtetit është themeli i demokracisë", theksoi ai.
Në një konferencë me kryeministrin Berisha, Lellouche garantoi edhe një herë se Franca mbështet kandidaturën e Shqipërisë në Bashkimin Europian. "Një ditë do jeni anëtarë të BE-së dhe Republika e Francës mbështet pltoësisht këtë nismë. Ne kemi punuar që kandidatura juaj t'i transmetohet Komisionit sa më shpejt. Keni mbështetjen e plotë në këtë proces", pohoi ai. Lellouche tha se Franca nuk është shumë e pranishme në Shqipëri, por shumë shpejt prezenca e saj do të rritet. "Ndërmarrjet tona tashmë do të jenë më të shumta në Shqipëri sidomos në infrastrukturë. Ne do përpiqemi të modernizojmë më shumë ekipin francez", theksoi ai.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se është i hapur për dialog me opozitën për të zgjidhur krizën. Ai tha se diskutoi me sekretarin e shtetit francez në lidhje me bojkotin e opozitës dhe luftën ndaj krimit dhe mafias.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›