Pas tensioneve, rinis sfida Skëndërbeu- Tirana
KORÇE- Rifillon ndeshja mes Skëndërbeut dhe Tiranës. Në shkallët e stadiumit mungojnë tifozët e ekipit kryeqytetas.
Vetem 5 minuta pas fillimit te ndeshjes ajo u ndërpre për shkak të acarimit të situatës mes dy tifozërive.
Tifozët e Tiranës braktisin stadiumin, ndërsa tifozët e Korçës kanë hedhur sende të forta dhe fishekzjarre në fushë, duke bërë që ajo të ndërpritej.
Sfida mes Skëndërbeut dhe Tiranës e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë nisi 60 minuta me vonesë.
Ndeshja e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, ishte planifikuar të niste në orën 20:00. Ajo u shty për shkak të një acarimi të dy tifozërive jashtë shkallëve të stadiumit.
Përfaqësues nga të dy ekipet janë përpjekur për të futur në stadium tifozët që kishin udhëtuar nga Tirana për në Korçë. Rreth 1 orë më vonë ka nisur dhe loja.
Më herët shefi i klubit kryeqytetas, Rauf Dimraj kërcënoi me bojkot të ndeshjes pasi ekipi kryeqytetas nuk ishte dakord që ndeshja të gjykohej nga Enea Jorgji. Dimraj u shpreh se do të kërkonte një tjetër gjyqtar kryesor që të drejtonte ndeshjen.