Gjykata e Dibrës kërkon daljen nga miniera të minatorëve. Min. e Ekonomisë: Po humbasim miliona
Gjykata e Dibrës ka pranuar kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë, e cila kërkon nxjerrjen e minatorëve të Bulqizës nga miniera. Gjykata ka kërkuar që minatorët të dalin nga greva e urisë dhe të dalin nga miniera, për të lejuar specialistët në minierë.
Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar Ministria e Ekonomisë, e cila ka kërkuar daljen e minatorëve nga miniera, pasi sipas saj, ka rrezik që ajo të shembet. Ministria ka thënë se ndërpreja e punës ka shkaktuar dëme.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë, nga ndërprerja e punës në minierë, shtetit shqiptar po i shkaktohen dëme të pallogartishme ekonomike dhe financiare.
“Moskryerja e veprimtarive jetike per mirembajtjen e minieres perben bllokimin e minieres duke krijuar shembje te punimeve minerare dhe shkaterrimin e makinerive te instaluara ne miniere te cilat arrijne nje vlere te konsiderueshme financiare. METE i kerkon strukturave pergjegjese te shtetit zbatimin e menjehershem te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqsor Diber”, thuhet në njoftimin e ministrise.
Minatorët ndodhen të ngujuar në minierë prej 25 ditësh, duke e bllokuar atë. Zgjidhja dhe plotësimi i kërkesave të tyre duken ende larg.