E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas ujit i ftohti mberthen Shkodren

/ /

Ky permiresim u kushtezua nga ndryshimi i kushteve klimaterike nga nje dite e ngrohte dhe me erera te forta e te lageshta te nje dite me erera te ftohta e te thata te dites se premte. Gjithsesi numri i lagjeve te qytetit te Shkodres te permbytura nga uji eshte i njejti duke lene te paralizuar jeten normale te qytetareve. Ata vazhdojne te levizin me varka ne disa lagje ndersa

ne te tjera aty ku uji eshte terhequr disi mund te shkohet dhe me mjete te larta te ushtrise. Dje eshte ndalur dhe evakuuimi masiv i banoreve nga lagjet e qytetit dhe nga zona e Nenshkodres per here te pare pas permbytjes fatale qe prej se enjtes se kaluar. Numri i tyre prej dy ditesh ka mbetur 14.210 banore. Ndryshimi i menjehershem i kushteve klimaterike ne nje amplitude prej 8-10 gradesh ka bere qe tek qytetaret te cilet kane vendosur te qendrojne ne banesat e tyre te permbytura ose te rrethuara nga uji te fillojne problemet e te ftohtit. Mungesa e energjise elektrike ne keto zona eshte nje tjeter shqetesim duke e bere teper te veshtire situaten ne Shkoder. Edhe pse niveli i ujit ka rene me rreth 20 cm perseri ky nivel eshte i ulet po te kemi parasysh qe ne zonat e Nenshkodres arrin deri ne 3 metra. Kjo ben qe transformatoret izolatoret dhe pjeset e tjera te kabinave elektrike te jene serish nen uje e per pasoje ato e kane te pamundur qe te vihen ne pune ne keto kushte. Gjate dy diteve te fundit kushtet klimaterike ne Shkoder kane pasur luhatje ekstreme. Qe nga mengjesi i se enjtes deri rreth mesnates zona e Shkodres ka qene e perfshire nga erera te ngrohta qe shkodranet e emertojne Shiroke. Kjo ere e ngrohte dhe e lagesht e cila e ka drejtimin nga deti per ne brendesi te tokes ben qe te bllokoje shkarkimin e lumit Buna duke penguar derdhjen e tij ne det. Per pasoje Buna kthehet prapa duke ndikuar ne rritjen e nivelit te ujit te lumit Buna dhe te liqenit te Shkodres. Uji ka pesuar nje rritje duke dale jo vetem tek harku i Berdices por rriti nivelin edhe ne fshatin Kuc si dhe tek lagjet Ajasem dhe Bahcallek te qytetit te Shkodres. Gjithashtu rritja e nivelit te Drinit dhe bllokimi i Bunes beri qe brenda 30 minutash uji ti versulej serish qytetit pothuaj ne te njejtin nivel te disa diteve me pare. Shtabi i Emergjences eshte rivene ne alarm per kete gjendje te krijuar. Nderkohe qe pasojat e kesaj situate shfaqen rrezik edhe ne argjinaturen e Torovices ne Lezhe. Rreth mesnates situata ndryshoi me 180 grade. Ererat e forta te shirokut pushuan duke ia lene vendin atyre te ftohta te veriut murlanit i cili ben qe temperaturat te bien menjehere me rreth 8-10 grade. Ererat e ftohta mundesuan qe niveli i liqenit te Shkodres te ulet me rreth 20 cm. Per pasoje kjo ulje ka ndikimin e vet direkt te siperfaqes se ujit te qytetit duke u zhvendosur me rreth 400 m ne drejtim te liqenit. Njekohesisht rrjedha e lumit Buna si pasoje e kesaj ere vazhdon te jete e fuqishme per ne drejtim te detit keshtu qe edhe shkarkimi i liqenit vazhdon uljen e tij graduale.

Argjinatura e Torovices Dajci Katastrofe nese vonoheshim 20 minuta

LEZHE - Argjinatura e Torovices eshte rrezikuar seriozisht mbremjen e se enjtes pasi moti i keq dhe me shume ere ka provokuar dallge te larta deri ne 2 metra te cilat mund te kishin sjelle edhe carjen e kesaj argjinature. Ne ditet e para te permbytjeve ne veri kjo argjinature eshte perforcuar madje eshte ngritur me mbi 2 metra me shume se ajo ekzistuese. Por te enjten ajo eshte demtuar ne mesin e saj ne nje gjatesi prej 500 metrash ne vende te ndryshme madje duke u ngushtuar nga 6 ne 3 metra. Erozioni ka rrezikuar edhe jeten e efektiveve te policise te cilet kane qene ne gatishmeri per monitorimin e situates. Sipas prefektit te Lezhes Pal Dajci kane qene uniformat blu ata qe kane qendruar non stop duke ruajtur argjinaturen e Torovices te cilet kane dhene alarmin. Menjehere shkuam ne Torovice dhe nderhyme se bashku me firmat private. Mund te them qe nese ne nuk do te ishte nderhyre per 20 minuta situata do te kishte precipituar duke sjelle nje katastrofe. Komplet argjinatura mund te cahej dhe te permbytej jo vetem Torovica por edhe Lezha. Nderhyrja e menjehershme ka shmangur nje gje te tille dhe ne po vazhdojme serish punen per ngritjen e argjinatures dhe zgjerimin e saj pohon Dajci. Aksioni per te riparuar pjeset e demtuara ne argjinaturen e Torovices vazhdon ende. Rreziku konsiderohet ende i pranishem pasi nuk dihet sesi do te jene kushtet atmosferike ne ditet te vazhdim. Gjatesia e saj arrin deri ne 1.4 kilometra dhe kjo sherben edhe si kufiri ndares mes Lezhes dhe Shkodres. Ajo eshte edhe mbrojtesja kryesore e tokave te Lezhes nga permbytja. Qe prej fillimit te permbytjeve e deri tani ne kete argjinature jane hedhur 13 mije m3 inerte. Ne paraditen e djeshme kjo argjinature eshte inspektuar nga ekspertet e digave te cilet po shohin mundesine e nje nderhyrjeje te specializuar ne menyre qe te evitohet rreziku i carjes se saj. r.n

Ushqime dhe per banoret e rinj te Shkodres

SHKODER - Edhe gjate dites se djeshme Bashkia e Shkodres ka vazhduar me operacionin e shperndarjes se ndihmave per lagjet e permbytura. Ndihmat kane vazhduar ne 5 shkollat qe ndodhen ne afersi te zonave te permbytura. Megjithese kjo menyre shperndarjeje eshte me efikase sesa ajo e dy diteve me pare me varka ne shtepi perseri edhe kjo po ballafaqohet me probleme te cilat kane te bejne kryesisht me levizjen demografike e te lire te njerezve gjate viteve te fundit. Kane qene te shumta rastet kur persona te ndryshem kane shkuar per te terhequr ndihmat pasi aktualisht shtepite e tyre jane permbytur. Dhe kur eshte kerkuar emri i tyre ne listat e perfaqesuesve te rajoneve ato nuk rezultonin te ishin te regjistruar. Sipas Madalena Tymit kryetares se rajonit nr.1 te qytetit te Shkodres arsyeja pse emrat e ketyre banoreve nuk rezultojne ne listat e rajoneve ka te beje me faktin se ata jane vendosur ne qytetin e Shkodres prej vitesh. Por ndonese kane bere kete levizje nuk jane shperngulur nga gjendjet civile te meparshme. Gjithsesi me nderhyrjen e drejtuesve te Bashkise Shkoder eshte vendosur se edhe pse nuk kane emrat ne lista ata duhet te furnizohen me ushqime pasi eshte teper e veshtire te rikthehen tek zonat e permbytura per te siguruar ndihmat.

SHKODER/ RITVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›