Turqi Erdohan kercenon te ngreje akt-padi pas publikimeve te Wikileaks

Kryeministri turk ka kercenuar se do te ngreje akt-padi pas publikimit te fundit nga faqja Wikileaks te komunikimeve nga burime diplomatike. Nje vit para zhvillimit te zgjedhjeve te pergjithshme informatat qe permbajne keto dokumente mund ti demtojne pozitat politike te zotit Erdohan. Dorian Jones njofton nga Stambolli
Nje mesazh i derguar nga Eric Edelman ne ate kohe ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Turqi ku ngrihet pretendimi se kryeministri turk Recep Tajip Erdohan ka 8 llogari bankare ne Zvicer duket se u be molla e sherrit.
Ne komentet para perkrahesve te tij zoti Erdohan nuk u perpoq ta fshihte revoltimin
Ata qe kam njollosur emrin tone do te shkaterrohen nga vete pesha e ketyre pretendimeve do te zhduken tha ai.
Kryeministri vazhdoi me tej me kercenime te tjera
Miqte e mi po punojne kunder ketyre diplomateve ne perputhje me ligjin kombetar dhe nderkombetar. I kemi diskutuar keto ceshtje me administraten amerikane. Ata kane kerkuar falje por nuk mjafton. Ata duhet te marrin te gjitha masat e nevojshme kunder ketyre diplomateve.
Udheheqesi i forces kryesore opozitare Kemal Kilicdaroglu ka bere emer duke ekspozuar korrupsionin e pushtetareve. Qe nga koha kur mori ne duar drejtimin e partise se tij ai eshte perqendruar tek zoti Ergohan dhe tani beson se ka ardhur momenti i se vertetes.
Zoti Kilicdaroglu thote se po pret qe kryeministri te ngreje akt-padi per njollosje te figures publike kunder Shteteve te Bashkuara ne menyre qe keto pretendime te dalin ne skenen nderkombetare.
Analistet thone se zoti Kilicdaroglu beson se tani kryeministri dhe partia e tij gjenden ne nje pozite te veshtire pasi po demaskohet korrupsioni i tyre.
Komentatori politik Murat Yetkin thote se qeveria mund te perballet se shpejti me probleme edhe me te thella
Nese dalin ne drite akuza te reja per korrupsion nga Wikileaks qeveria do te gjendet ne pozite te veshtire. Qeveria eshte teper e ndjeshme ndaj ketyre akuzave dhe po perpiqet ta zhvendose vemendjen nga akuzat per korrupsion tek politika e jashtme.
Por disa zyrtare qeveritare i analizojne ndryshe pretendimet e ngritura ne dokumentet sekrete. Nje zedhenes i qeverise ngre idene se behet fjale per nje komplot nga qeveria izraelite kunder Turqise. Kete dyshim e perseriti edhe Presidenti Abdullah Gyl i cili tha se Izraeli po perfiton nga keto dokumenta te publikuara. Ne rruget e Stambollit ka njerez qe shprehin dyshime per vertetesine e akuzave.
Nuk kam pare me sy ndonje llogari bankare apo dokumenta qe vertetojne ekzistencen e tyre. Pra smund te them qe pretendimet jane me baze.
Erdohani eshte i pasur por nuk mendoj se ka llogari bankare ne Zvicer.
Nderkohe qe mbetet me pak se nje vit deri ne zgjedhjet e pergjithshme analistet thone se dokumentet e publikuara i kane tronditur pozitat e kryeministrit. Por ata paralajmerojne gjithashtu se duhet te priten mijera dokumente te tjera qe mund te publikohen gjate javeve dhe muajve te ardhshem. Te gjitha keto e kane shnderruar kete vit ne nje periudhe shqetesuese per qeverine.