E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas varrimit të farmacistit, përleshje të reja në Athinë

ATHINE- Protesta te dhunshme ne Athine, pas varrimit te farmacistit që kreu vetëvrasje, ne deshperim per mjerimin financiar. Disa protestues kanë rrahur një polic në Athinë, duke i vjedhur atij jelekun antiplumb dhe pajisjet tjera.

Dimitris Kristolas, 77 vjeçar qëlloi veten të mërkurën në sheshin Sintagma të Athinës.

Ai la një letër, në të cilën fajësonte politikanët për mjerimin financiar dhe iu bënte thirrje të rinjve që t’i vrasin liderët e zgjedhur.

Greqia gjendet në krizë ekonomike dhe qeveria ka miratuar masa të ashpra të kursimit, të cilat e kanë zemëruar publikun. Qindra njerëz kanë marrë pjesë në cermoninë e varrimit të Kristolasit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›