Pas vdekjes se Gaddafit - Ne Libi fillon nje epoke e re

Ne shfaqje te cuditshme ne televizion ai i pati share qytetaret libiane minj - por tani ata kundergoditen dhe i moren jeten Muammar Al-Gaddafi ka vdekur humbi jeten gjate nje perpjekje arratie nga qyteti Sirte keshtjella e fundit e qendreses se perkrahesve te tij. Qyteti me pare ishte vene nen kontrollin e kundershtareve te diktatorit. 69-vjecari mesa duket vdiq nga plaget e marra ne luftim. Mesa duket ai vdiq ashtu sic kishte deklaruar njehere vete ne menyre patetike ne betejen e fundit per pushtetin ne Libi. Dhe nderkohe qe gjithe bota spekulonte nese ishte vrare apo vetem ishte kapur ne Tripoli u degjuan te shtenat e para te gezimit.
Ne Libi dhe ne te gjithe boten arabe thuajse askush nuk derdh lote per vdekjen e Gaddafit e po keshtu edhe ne vendet perendimore ku Gaddafi shihej jo vetem si mbeshtetes i terrorizmit rikatues dhe se fundi edhe si kundershtar ushtarak. Per shkak te kthesave te cuditshme dhe mungeses se orientimit ne aspektin e te drejtave te njeriut ne politiken e jashtme evropiane Al Gaddafi arriti madje te ngrinte me pompozitet cadrat e tij ne Bruksel dhe Paris. Ai lajkatohej nga politikane te larte te BE-se si Silvio Berlusconi dhe perdorte metoda te dyshimta per te mbajtur larg kufijve te BE-se refugjatet afrikane.
Evropianet dhe amerikanet e ndryshuan kete politike pajtimi vetem pasi populli libian u ngrit kunder diktatorit. Edhe pse Perendimi ne fund kontribuoi ushtarakisht ne mase te madhe per ndryshimin ne Libi kjo nuk duhet harruar dhe prej ketej duhen nxjerre edhe konkluzione te qarta ne sjelljen me diktaturat ne te ardhmen. BE deri tani e ka shmangur kete.
Pyetja nese Al-Gaddafi duhej nxjerre para nje gjykate kombetare apo nje gjykate nderkombetare nuk shtrohet me tani. Por mbetet nje pyetje tjeter e rendesishme si do te veprojne pushtetmbajtesit e rinj ne Libi me trashegimine e rende politike te diktatorit. Fakti qe Al-Gaddafi perceptohej ne opinionin publik nderkombetar si nje figure kurioze ekcentrike nuk duhet te beje qe te harrohet se ai ishte nje nga diktatoret me brutale dhe gjakatare ne boten arabe.
Tortura pergjimi perndjekja politike dhe tirania ishin nen sundimin e tij disa dekada te gjate situate normale. E gjitha kjo duhet te perpunohet. Per kete eshte e nevojshme qe edhe anetare me funksione drejtuese ne aparatin e tij shtypes te vihen para llogarise ne Libine e re. Kjo duhet te ndodhe me procedura te shtetit ligjor nuk duhet te lejohen akte hakmarrjeje.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Drejtuesi i redaksise arabe ne Deutsche Welle Rainer Sollich.
Vdekja e Al-Gaddafit i heq Libise nje barre te madhe per te ardhmen. Fundi i tij i mjere eshte nje simbol per epoken e re qe fillon ne vendin afrikano-verior te shkretetires dhe naftes. Por sfidat politike jane jashtezakonisht te medha. Libise i mungon nje kulture e sprovuar politike si dhe institucione funksionuese shteterore. Vendit i duhet praktikisht tia nise nga zero.
Pushtetmbajtesit e perkohshem duhet te pregatisin zgjedhjet demokratike dhe njekohesisht te mbajne ne ekuiliber jo vetem fiset dhe rajonet tradicionalisht rivalizuese por edhe rrymat e ndryshme politike nga demokratet me orientim evropian deri tek forcat islamiste. Te gjitha keto Libia nuk mund ti arrije e vetme. Ajo duhet te gjeje vete rrugen e saj por do te kete nevoje per ndihme nderkombetare. Dhe nuk duhet te druhet qe ta pranoje ate.
Autor Rainer Sollich
Redaktoi E. Xhani