E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Sigurimit pritet të votojë rezolutën për Jemenin

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, pritet që sot të votojë rezolutën e cila dënon dhunën dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Jemen.

Raportet citojnë diplomatët të kenë thënë se draft-rezoluta, e cila nuk saktëson sanksione ose masa të tjera kundër regjimit të Jemenit, pritet që të aprovohet nga Këshilli përj 15 antarësh.

Gjithashtu njoftohet se kjo rezolutë, e hartuar nga Britania dhe aleatët e saj evropian, dënon vrasjet dhe I bën thirrje presidentit Ali Abdullah Salehi të dorëzojë pushtetin.

Qindra persona janë raportuar të vrarë në Jemen që kur kanë shpërthyer protestat kundër regjimit të Salehit, në janar.

Kjo është hera e parë që Këshilli i Sigurimit ka marrë në konsideratë një draft-rezolutë që ka të bëjë me situatën në Jemen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›