Pas vendimit, e diel e qetë për Bashën kryebashkiak

Një e dielë e qetë, në qyetin që do drejtojë për 4 vitet e ardhshme. Lulzim Basha ka preferuar të qëndrojë në kryeqytet një ditë pasi në KQZ me 4 vota pro dhe 2 kundër u shpall fitues i zgjedhjeve të 8 majit për Tiranën.
Pas daljes publike mbrëmjen e së dielës pasi shpalljes së vendimit, Basha nuk ka preferuar të jetë në fokusin e kamerave, as të qëndrojë në zyrën e tij. Kjo ditë pushimi e ka gjetur Bashën pranë familjes, pa aktivitet politik.
Mësojmë se Basha ka qenë për disa ditë në Holandë, shtet ku ka studiuar për vite me radhë, por tashmë ndalesa e tij është vetëm Tirana, për të cilën pret që fitorja e tij të çertifikohet përfundimisht. Vetë Basha premtoi ti përvishet punës menjëherë pas vendimit për të vënë në jetë premtimet që dha gjatë fushatës zgjedhore.
Në selinë përballë Bashkisë rivali i tij, Edi Rama, ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje pas vendimit jo në favor të tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Rama ka ndërprerë turin e tij në rrethe, në takimet me bazën socialiste, pas vendimit që u mor në asamblenë e Partisë Socialiste.
Në ditët e fundit, kryebashkiaku aktual i Tiranës ka preferuar të mos shprehet para mediave në lidhje me atë çfarë po ndodh me procesin zgjedhor të Tiranës.
Dalja e fundit publike e liderit të selisë rozë është ajo e të shtunës së kaluar në mbledhjen e asamblesë, dhe që nga ajo ditë në foltoren e PS-së janë parë të bëjnë deklarata politike që kryetari I grupit Gramoz Ruçi deri tek deputetët Ditmir Bushati apo edhe Blendi Klosi.