E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vettel triumfon në Valencia

Piloti Sebastian Vettel nuk ka treguar shenja të dobësimit as në garën për Çmimin e Madh të Evropës të zhvilluar në Valencia, ku bëri nje prej shëtitjeve të tij të zakonshme në natyrë.

Vettel e nisi garën nga pole pozicion dhe nuk e lëshoi vendin e parë për 57 xhiro, sa edhe zgjati kjo garë.

Interesant ishte për vendin e dytë, të cilin e fitoi në fund Fernando Alonso i Ferrarit, duke lënë prapa Mark Webberin të cilin e tejkaloi spanjolli. Lewis Hamilton përfundoi në pozitën e katërt i ndjekur nga Felipe Massa në pozitën e pestë.

Me këtë fitore Sebastian Vettel vetëm sa ia ka garantuar vetes relaksin për të ardhmen e afërt, pasi nuk ka nevojë për ndonjë impenjim të veçantë, vështirë se mund t`ia marrë ndonjë titullin e dytë radhazi nga dora.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›