E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas vizitës në Bruksel, Ramambledh pasdite kabinetin qeveritar

Të tjera rreth shkrimit Brukseli në një zë: Shqipëria drejt statusit në dhjetor /VIDEO Van Rompuy: Statusi kandidat, realist Berisha: Mosbesim për Edvinin Bushati: Mbështetje drejt BE TIRANE - Në orën 18:00 Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat e kabinetit në mbledhjen e dytë të kësaj qeverie, pas marrjes së detyrës më 15 shtator. Lajmi bëhet i ditur për Tv A1 Report e Shqiptarja.com nga burime të sigurta të Kryeministrisë.

Mbledhja e qeverisë vjen një ditë pas përfundimit të vizitës dy ditore në Bruksel ku drejtuesit e institucioneve të larta të Bashkimit Europian thanë në një zë se statusi i vendit kandidat për Shqipërinë në parim mund të merret në dhjetor ndërsa i bënë apel për përshpejtimin e reformave pasi nuk ka kohë për të humbur.

Vetë Rama deklaroi angazhimin e qeverisë së tij për realizimin e reformave. 

Nesër Rama do të udhëtojë drejt Nju Jorkut për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit.
 
 
MBLEDHJA E PARE ME 15 SHTATOR, DHE 3 VENDIMET E PARA 
Më 15 shtator me të bërë betimin në Presidencë Rama zhvilloi mbledhjen e parë të qeverisë ku mori 3 vendimet e para të qeverisë:
-Zëvendësimi i portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali;
-Miratimi i Kodit Etik Ministror dhe vendimi i tretë
-Ndalimi i importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›