E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama pret presidentin maqedonas: Jemi të shqetësuar për bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe maqedonasve

ramaovanoPas kthimit nga Brukseli, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e punës duke pritur presidentin e Maqedonisë, Georgi Ivanov, që bëhet i pari drejtues i lartë që viziton kryeministrin e ri.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, edhe ajo ndryshe nga ato që bënte ish-kryeministri Berisha, Rama shprehu shqetësim për bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Ne mbetemi të shqetësuar për implementimin e marrëveshjeve dhe mekanizmave të dakordësuara lidhur me mbarëvajtjen e bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni.

Nga ana e tij, zoti president shprehu shqetësim që të ketë më shumë vëmendje dhe hapësirë për pakicën maqedonase në Shqipëri dhe unë e marr këtë mesazh jo thjesht si një detyrim i shtetit ndaj pakicave  por edhe si shprehje e një pakti të thjeshtë pasi ne nuk mund ti kërkojmë të tjerëve atë që ne nuk mund ta plotësojmë vetë. Unë shpresoj që si fqinj dhe si miq do të çojmë përpara një proces bashkëpunimi ku implementimi i marrëveshjeve për të harmonizuar bashkëjetesën do të jetë i patjetërsueshëm, u shpreh Rama.

Nga ana e tij, Ivanov tha se në takimin me Ramën është diskutuar për ndërmarrjen e projekteve të përbashkëta me Shqipërinë, ndërsa theksoi se ‘e ardhmja evropiane na detyron të punojmë për plotësimin e kërkesave nga BE’.

Ivanov ndër të tjera njoftoi se kishte ftuar kryeministrin Rama për një vizitë zyrtare në Maqedoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›