E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasagjerët e Costa Concordia, të tmerruar si refugjatët kosovarë

Mediat italiane kanë gjetur sot një krahasim për të përshkruar gjendjen e të mbijetuarve të tragjedisë së anijes Costa Concordia, të cilët sipas medieve po kalojnë momentet më të vështira të jetës së tyre, pasi kanë përjetuar ferrin e fundosjes së anijes.

Ata janë të çoroditur. Do të duhen muaj, ndoshta vite derisa ata të shërohen nga kjo tragjedi, kështu është shprehur për agjencinë e lajmeve ANSA psikologu Stefano Milano, duke shtuar se gjendja e tyre është e ngjashme me atë të refugjatëve gjatë luftës në Kosovë .

Milano është shprehur se të mbijetuarit nuk kishin lajme për të dashurit e tyre, ndërkohë që shumë prej refugjatëve kosovarë në kohën e luftës kishin stres post-traumatik si këtu. Ajo që e bën akoma më të vështirë këtu është se në luftë njerëzit e pranojnë traumën. Banaliteti këtu e bën më të vështirë, theksoi Milano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›