“21 janari”, Rama: Shqiptarët të veprojnë me votë

Rama shprehu mirënjohje ndaj tyre, për qëndrimin e qartë në mbështetje të palëkundur të një hetimi të drejtësisë në përputhje me Kushtetutën e vendit.
“Duke i falënderuar të tre miqtë dhe partnerët e mëdhenj të Shqipërisë për ndjeshmërinë e lartë të fjalëve të tyre sot në kërkim të drejtësisë së munguar të 21 janarit e në adresë të familjeve të viktimave, i bëj apel opinionit publik të dëgjojë edhe dëshminë tronditëse të vëllait të Hekuran Dedës. Është dëshmia e një familjeje të këputur shqiptare, e cila sot e gjithë ditën jo vetëm qan djalin, vëllain, babain e xhaxhain e vrarë të plot nipave e mbesave, po edhe vuan deri në palcë bashkë me drejtësinë e munguar për 21 janarin e me fyerjet e turpshme ndaj tij pas vdekjes, edhe ofertën rrëqethëse të dikujt që trokiti në derën e shtëpisë së tyre në emër të Sali Berishës”, shkruan Rama.
Ai shton se Shqipëria merr sot përditë prova tronditëse të rrëshqitjes drejt një realiteti pa shtet, pa drejtësi, pa institucione dhe të vendosjes së një regjimi metodash e teknikash mafioze për të asgjësuar lirinë, demokracinë dhe opozitarizmin. “Me besimin e madh tek mençuria e largpamësia e popullit shqiptar që do të dijë të reagojë me votë ndaj barbarizmit të përditshëm të pushtetit, si edhe tek mbështetja e miqve e partnerëve të patjetërsueshëm ndërkombëtarë për shqiptarët e Shqipërinë në rrugën e demokracisë e të integrimit evropian, Partia Socialiste fton çdo qytetar në homazhin e 21 janarit, ora 11.00 në vendin e tragjedisë. Për të kujtuar dëshmorët, për të respektuar familjet e tyre, për të nderuar traditën më të mirë shqiptare në një përvjetor si ky”, përfundon ai. /Start/
2012-01-19 08:30