Rama pret McIlwham: Cilësi në tri reformat kryesore
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me rëndësinë e funksionimit të sistemit të drejtësisë në një shtet ligjor dhe domosdoshmërinë e hetimit të paanshëm të ngjarjes tragjike të 21 janarit të vitit të kaluar.
Rama përsëriti angazhimin e Partisë Socialiste për kryerjen e reformave të duhura për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, si dhe kontributin e bashkësisë ndërkombëtare në këtë proces.
Ambasadorja McIlwham rinkonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme dhe inkurajimin e Britanisë së Madhe për përmbushjen e standardeve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. /Start/
2012-01-18 17:08