Dimri i ftohtë “mbërthen” vendin, bllokohen akse e komuna
TIRANE - Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë bllokuar dhjetëra akse rrugore e zona të vendit (kryesisht ato veriore e verilindore).
Policia këshillon të gjithë drejtuesit të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes dhe të përdorin zinxhirë.
Moti i ftohtë me temperatura disa gradë nën zero do të pasojë edhe në ditët në vijim. Temperaturat pritet të zbresin disa gradë nën zero.
SITUATA
Në Korcë, aksi Kapshticë-Kozanë është i bllokuar për mjetet e tonazhit të rëndë, ndërsa ngricat kanë vështirësuar qarkullimin edhe në aksin Korçë-Kapshticë, në Qafën e Qarrit, Qafën e Llogorasë si edhe në Voskopojë.
Duke u zhvendosur në veri të vendit, në qarkun e Dibrës, ngricat kanë bërë të pakalueshëm aksin Peshkopi-Librazhd, ndërsa të bllokuara janë komunat Lurë, Kalaja e Dodës dhe Sllove. Në Bulqizë, të bllokuara janë komunat Ostren e Trebishte si edhe disa fshatra të Martaneshit.
Në Pukë raportohet prani e akullit në segmentet rrugore, ku për pasojë ka probleme të qarkullimit, ndërsa aksi Bardhet-Iballë është i bllokuar.
Ndërkohë mësohet se pas 24 orë bllokimi, janë nisur drejt Italisë dy tragetet nga porti i Vlorës, të cilët u bllokuan për shkak të motit të keq dhe dallgëve të detit.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Moti, bllokohen në galerinë e Martaneshit 40 minatorë