E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimet me ilaçet në SHBA, në nivelet e një epidemie

Zyrtarët në Shtetet e Bashkuara thonë se abuzimet vdekjeprurëse me ilaçet për dhembjet dhe abuzimet me të tjera medikamente që jepen me recetë, ka arritur nivelet e një epidemie. Më shumë se 32 mijë vetë gjetën vdekjen nga mbidoza e këtyre ilaçeve në vitin 2008, sipas shifrave më të fundit të bëra zyrtare. Kjo është pothuajse e njëjtë me numrin e vdekjeve nga aksidentet automobilistike. Më shumë se gjysma e mbidozave përfshin ilace që kërkojnë recetë nga mjeku. Tre të katërtat e këtyre vdekjeve përfshijnë ato që quhen qetësues opioid të dhembjeve. Këtu përfshihen ilaçe si methadone; morphine; hydrocodone, që njihet gjithashtu si Vicodin; dhe oxycodone, apo OxyContin. Niveli i vdekjeve nga ilaçet me recetë ishte më i lartë mes grupmoshës 45 deri në 54 vjeç. Një raport i fundit i qeverisë thotë se vdekjet nga ilaçet qetësuese u trefishuan gjatë dekadës së kaluar. Ato ua kalojnë vdekjeve nga përdorimi i heroinës dhe kokainës së bashku. Administrata Obama publikoi një plan vitin e kaluar në përpjekje për të zgjidhur problemin. Në mbarë vendin, gjykata të veçanta për drogën punojnë me përdoruesit për t`i përfshirë në rehalibitim dhe trajtim. James Adams është farmakologjist në Universitetin Southern California në Los Angeles, thotë se miliona njerëz jetojnë me dhimbje që mund të shkaktohen nga artriti, mbipesha dhe thjesht mosha. Ai thotë se shumë pacientë mund të jenë në gjendje të menaxhojnë dhimbjet e tyre në se humbasin peshë, stërviten dhe bëjnë terapi fizike. Zgjidhja tjetër: Kalifornia dhe shumë shtete të tjera kanë regjistra. Ata u thonë mjekëve dhe farmacistëve cilat ilaçe janë të rrezikshme dhe vazhdojnë të përdoren nga pacientët e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›