E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pamje të rralla kundër Ahmadinexhadit

Si rrallëherë në Iran, njerëzit e pakënaqur janë ngjitur në makinën e Presidentit Mahmud Ahmadinexhad, i cili po shëtiste në qytetin jugor Bandar-Abas duke iu ankuar për kushtet e jetesës. Një video e rrallë e publikuar në Youtube tregonte një burrë plak që i bërtiste Presidentit iranian: Unë jam pensionist. Jam i uritur duke u përpjekur të godiste makinën e tij, ndërsa Ahmadinexhad e injoronte duke përshëndetur me dorë pjesën tjetër të turmës, me një buzëqeshje në fytyrë. Ndërsa makina ecte ngadalë mes njerëzve, zëri i pensionistit mbytet nga turma, kur papritur një grua e re me vel hipën mbi makinën e tij. Edhe pse tërhiqet nga këmbët prej rojave të sigurisë, ajo arrin të ulet në makinën e tij dhe të flasë me të. Ndërsa fati i plakut mbetet i paqartë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›