E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes ne moshen 79-vjecare Horst Faas fotograf qe mbuloi Luften e Vietnamit

Dy here fituesi i cmimit Pulitzer fotografi gjerman Horst Faas i njohur per mbulimin e Luftes se Vietnamit vdiq ne moshen 79-vjecare.

Faas vdiq te enjten ne Mynih ku ishte shtruar ne spital qe nga muaji shkurt.

Ai mbuloi Luften e Vietnamit nga viti 1962 deri ne vitin 1974 dhe vitoi cmimin e pare Pulitzer ne vitin 1965 per fotografite nga fronti i luftes. Faas fitoi cmimin e dyte Pulitzer ne vitin 1972 per mbulimin e konfliktit ne Bangladesh.

I lindur ne Gjermani Faas u punesua nga Associated Press ne vitin 1956. Si shef i sektorit te fotografise per zyrten per zyren amerikane te agjencise ne Saigon tani qyteti Ho Shi Min ne vitin 1972 Faas vendosi te publikonte fotografine e nje vajze te vogel vietname te zhveshure te  djegur rende qe vraponte ne rruge pas goditjes se zones me napalm. E njejta skene ishte fotografuar edhe nga Huynh Cong Ut qe gjithashtu fitoi cmimin Pulitzer.

Faas u semur ne Hanoi ne vitin 2005 dhe u paralizua. Shendeti i tij u perkeqesua ne fund te vitit 2008 dhe ai vendos ne Mynih per tu kuruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›