Princi William dhe Dukesha e Kembrixhit ambasadore te delegacionit britanik ne Lojrat Olimpike

Prania e Princit William dhe Dukeshes se Kembrixhit ishte evenimenti kryesor i mbremjes se organizuar mbreme ne Londer per te mbeshtetur atletet britanike qe do te marrin pjese ne Lojerat Olimpike dhe Lojerat Olimpike Speciale.
ifti William dhe Kate si dhe Princi Harry jane ambasadore te delegacionit britanik ne Lojrat Olimpike.
Kane mbetur vetem dy muaj para hapjes se Lojerave Olimpike verore dhe aktiviteti i mbremshem ne pallatin e koncerteve simfonike Albert Hall ishte reflektim i emocioneve dhe entuziazmit qe i paraprin ketyre garave.
Princi William ne fjalen e tij pershendetese tha se Londra eshte perfshire nga nje atmosfere magnetike dhe magjepsese. Ai pergezoi ekipin sportiv olimpik qe e cilesoi si me te mirin e te gjitha koherave dhe u uroi atleteve sukses ne sipermarrjen e tyre.