E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaporta biometrike, sherbimi i pershpejtuar jo vetem ne Tirane

Sherbimi i përshpejtuar i pasaportës biometrike, në më pak se 72 orë, tani nuk do të kryhet vetëm në Tiranë, por edhe në të gjitha qytetet qendër qarku si dhe në qytetet Lushnje, Sarandë e Kavajë.
 

Përmes një deklarate, Ministria e Brendshme informoi sot se pas Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Elbasanit dhe Durrësit, aplikimi për proçesim të përshpejtuar të pasaportës biometrike mundësohet nga data 6 dhjetor dhe në Korçë, 7 dhjetor në Fier, 9 dhjetor në Gjirokastër dhe që nga data 10 dhjetor në Sarandë. Konkretisht ky shërbim ka filluar të ofrohet sot më në Lushnje, më 15 dhjetor do të fillojë të ofrohet në Kavajë dhe Peshkopi dhe më 17 dhjetor 2010 do të fillojë të ofrohet për qytetarët në Lezhë dhe Kukës.

Pasaportat e prodhuara në mënyrë të përshpejtuar do të mund të tërhiqen nga qytetarët pranë drejtorive të Policisë së Shtetit në këto qarqe.
Me këtë shërbim "nëse shtetasi i interesuar do të aplikojë deri deri në orën 11:00, pasaporta e tij do të prodhohet në dy ditë pune, ndërkohë që nëse ai do të aplikojë pas orës 11:00, pasaporta do të prodhohet për tre ditë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›