Pasaportat 2 milione numri i aplikanteve
Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni ka njoftuar para mediave mbërritjen në 2 milionë të numrit të shtetasve që kanë aplikuar për pasaportën biometrike.
Sipas Ponit, aplikimi i 2 miliontë është kryer mesditën e së mërkurës, me një ritëm të kënaqshëm që sipas tij nuk e kanë shtetet e tjera.
Referuar kohës kur nisi prodhimi i pasaportave biometrike, në korrik 2009, sipas Ponit deri më tani janë prodhuar një milion e 970 pasaporta, ndërsa nga kjo shifër janë tërhequr nga qytetarët 1 milion e 920.
Ndërsa për kartat e identitetit vetëm për javën që shkoi, sipas Ponit, ka patur kërkesa për aplikime nga 11 mijë qytetarë dhe se për të përballuar këtë fluks janë të gjitha kapacitetet e nevojshme.