Topi në Sarandë: Shteti të investojë edhe për turizmin dimëror

"Ndërtimet në Sarandë, nuk janë gabim i një individi, dhe çfarë është më e keqja, ato janë të mbartura në vite", theksoi Topi.
Presidenti është shprehur optimist për resurset turistike që ka Saranda dhe njëkohësisht ka kërkuar bashkëpunim institucional në funksion të zhvillimit të qytetit. Nisur nga fakti se Saranda shquhet për popullim në muajt e verës, zoti Topi ka hedhur idenë edhe të atraktivizimit të saj edhe në muajt e dimrit, ku eksperienca e vendeve perëndimore me të njëjtën gjeografi, konsiderohen si qendra turistike dhe në dimër.
Ai ka theksuar se shteti shqiptar duhet të punojë më tepër që turistët të vijnë me shumë dëshirë dhe të rikthehen po me të njëjtën dëshirë. Gjatë vizitës së tij disaorëshe, Topi ka vizituar edhe Muzeun Etnografik. /S.Ll/Start/
2011-08-25 10:35