E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si spekulohet me cmimin e arit te zi

Gjate dy viteve te fundit Autoriteti i Konkurrences ka kryer disa hetime ne lidhje me kete treg ku ka arritur ne perfundimin se vihen re kufizime te konkurrences ne treg si pasoje e sjelljes...

Gjate dy viteve te fundit Autoriteti i Konkurrences ka kryer disa hetime ne lidhje me kete treg ku ka arritur ne perfundimin se vihen re kufizime te konkurrences ne treg si pasoje e sjelljes se koordinuar mes ndermarrjeve kryesore qe kane fuqi te ndjeshme ne tregun e shumices e nderkaq nje rritje e re qe mund te kape edhe shifren rekord prej 200 lekesh per liter mund te vendoset ditet ne vijim e arsyetuar nga kriza ne Lindjen e Mesme edhe pse cmimet ne tregun nderkombetar nuk kane arritur ende rekordet e vitit 2007

Prej muajit shtator te vitit te kaluar cmimi i naftes dhe i benzines ka nisur nje trend te panderprere rritjeje duke arritur tani ne nivelin 180 leke per liter ne disa pika te kryeqytetit. Edhe ne muajin nentor kur cmimi i naftes ra ne tregjet nderkombetare kjo nuk preku aspak situaten ne vendin tone ku cmimet vijuan trendin e tyre te panderprere te shtrenjtimit.

Shtrenjtimit

Kete periudhe pritet nje rritje e re e cmimit te naftes dhe te benzines ne tregun vendas cka mund te arrije deri ne 200 leke sipas tregtareve me te cilet biseduam dje duke e arsyetuar edhe kete here me problemet qe po ndodhin ne Lindjen e Mesme e sidomos ne Egjipt te cilat prodhojne rritje te cmimit te hidrokarbureve ne tregjet nderkombetare prej nga vjen edhe shumica e hidrokarbureve te konsumuara ne Shqiperi nepermjet importit.

Ne fakt cmimi aktual i hidrokarbureve ne tregjet nderkombetare qendron ende nen nivelin e cmimit te shtatorit te vitit 2007 edhe pse shume afer atij. Ndryshimi eshte se ne ate periudhe cmimi vendas kishte arritur vetem ne 140 leke per liter ndersa tani kercenimi eshte per mbi 200 leke/liter pra 60 leke per liter me shume se ne pikun e cmimit ne tregjet nderkombetare.

Duhet kuptuar dicka qe grosistet ne castin qe rrisin cmimin ne nje nivel te caktuar e stabilizojne aty dhe nuk e ulin me. Kjo eshte pjese e nje oligopoli ku nuk mirefunksionon konkurrenca. Ne si tregtare me pakice nuk kemi ne dore gje pasi fitimi yne eshte minimal dhe sado ta ulim kete fitim duke ulur cmimin kjo nuk ndryshon asgje ne tregun vendas. Une personalisht kam degjuar se cmimi mund te arrije deri ne 200 leke per liter dhe kjo ka te beje drejtperdrejt me tregtaret e shumices ndash deklaroi dje nje prej tregtareve me pakice i pyetur nga standard.

Fajet

Tregtaret e medhenj kane deklaruar se faji per kete fenomen qendron ne akcizat e larta dhe ne destabilitetin e tregjeve nderkombetare. Por per tregtaret e vegjel faji eshte gjetke pikerisht tek peshqit e medhenj te tregtise se naftes ne vendin tone qe gjithnje tejkalojne ne norma te paimagjinueshme fitimin e tyre. Gjate dy viteve te fundit Autoriteti i Konkurrences ka kryer disa hetime ne lidhje me kete treg ku ka arritur ne perfundimin vihen re kufizime te konkurrences ne treg si pasoje e sjelljes se koordinuar mes ndermarrjeve kryesore qe kane fuqi te ndjeshme ne tregun e shumices dhe ndermarrjeve te integruara vertikalisht ne tregun e shitjes me pakice.

Pak dite me pare shoqata e shoqerive te hidrokarbureve deklaroi se rritjet e reja te cmimeve nuk jane abuzive por kane te bejne me se shumti me koniunkturat aktuale ne tregun nderkombetar. Per te sqaruar me pak fjale publikun shpjegojme se dy jane elementet kryesore qe formojne cmimin e karburantit.Ne kushtet kur cmimi BRENT ne Bursen e Londres kap shifren 100 USD/fuci prodhimi i gatshem kalkulohet ne masen 850 USD/ton ne kushtet e levrimit CIF deri ne Portin e Durresit qe do te thote rreth 85 leke/liter. Ngarkesa fiskale e ketij produkti akcize - takse karboni - TVSH - tatim fitimi - taksa portuale etj. deri tek konsumatori llogaritet ne rreth 70 leke/liter. Kosto e nje litri karburant eshte rreth 155 leke/liter duke e llogaritur ate nga bazat e prodhimit deri tek konsumatori final. Kjo shifer eshte e mjaftueshme per ta krahasuar me tregun dhe per te kuptuar gjithkush se nuk ka asnje abuzim ne cmimin e karburanteve ne tregun shqiptar ndash kishte deklaruar atehere kreu i shoqates.

Por tregtaret me pakice nuk e mbeshtesin kete mendim. Duke folur dje per Standard disa prej tyre treguan se si ka funksionuar deri me sot tregu i karburanteve. Tregu i karburanteve eshte nje fjale e madhe. Ne fakt kater kompani ne treg sot kontrollojne 90 per qind te importit dhe te prodhimit vendas. Pra kemi te bejme pak a shume me nje situate oligopoli ku askush nuk nderhyn. Nese do te shohim me vemendje se si funksionon ky treg do te arrijme ne perfundimin se cmimet e vendosura ne fakt jane te parapercaktuara nga peshqit e medhenj. Kjo sjell qe cmimet ne tregun me pakice te jene mjaft te larta dhe te rriten vazhdimisht ndash tha njeri prej tyre per gazeten duke mos pranuar te permend emrin dhe piken e tij te furnizimit me karburant. ndash Cmimet qe na ofrohen jane te peraferta ne ate mase sa perzgjedhja eshte e kot. Dhe kjo nuk ka te beje dhe aq me taksat e akcizat e as me rritjen e cmimit te transportit sesa ka te beje me nje mungese te konkurrences qe shpesh ndihmohet edhe nga neglizhenca shteterore.

Alternativa vendase

Nje mundesi zhvillimi duket se eshte tregu vendas porse edhe ne kete rast nuk duket se presioni i konkurrences eshte ulur. Me privatizimin e kompanise shteterore te perpunimit te karburanteve vendase sipas Autoritetit te Konkurrences eshte rritur edhe mosfunksionimi normal i tregut duke e gjobitur madje kompanine me 270 milione leke ne korrik te vitit te kaluar.

Nderkaq Albpetrol kompania ende shteterore e prodhimit e tregtimit te naftes eshte detyruar nga shteti shqiptar qe te shese produktin e vete ne cmimin e bursave nderkombetare ne kohen perkatese. Por kjo alternative nuk ka prekur ne fakt konkurrencen vendase pasi edhe pse ky vendim ekziston cmimi nuk ka pesuar luhatje as ne muajin tetor kur ne bursa nafta shitej 70 dollare per fuci nga perafersisht 95 dollare per fuci qe eshte sot.

Spekulimi me cmimin e arit te zi ne vendin tone eshte disavjecar ku pak kompani zoterojne te gjithe tregun e ku shpesh here vihen re nga autoritetet shteterore shenja oligopoli te cilat disa here gjobiten e disa here lihen pas dore. Konsumatoret dhe tregtaret e pakices ndjejne ne kurriz pasojat e nje cmimi te vendosur pertej tregjeve dhe akcizave ne zyrat e personave te paket qe kontrollojne kete treg.

Pasuria shqiptare ende ne gjume

Nderkaq pasuria nentokesore ne hidrokarbure ne Shqiperi duket se ende fle. Vetem pese muaj me pare pas nje studimit ne tre blloqe gjeologjike kompania Sky Petroleum.Inc thote se ka zbuluar nje sasi qe shkon nga rreth 870 milione fuci nafte deri edhe ne 1 miliard. Vlera e tregut te ketyre fushave te reja naftembajtese eshte llogaritur nga kompania te arrije 3 miliard dollare - shkruan agjencia e lajmeve mbi ekonomine marketwatch.com.

Zbulimi eshte bere nga Sky Petroleum Inc. nje kompani nafte me qender ne Austin Teksas te SHBA-ve ne bashkepunim me nje prej kompanive te konsultimit me te medha ne bote McKinsey amp Company qe pas nje studimi kane bere edhe vleresimin e tre blloqeve te kerkimit 4 5 dhe Dumreja. Studimi i kesaj kompanie thote se ajo do te mund te nxjerre nga nentoka shqiptare rreth 870 milione fuci nafte me nje vlere tregu nga 1 deri ne 3 miliarde dollare ne rezerva te cilesuar si P90. Zbulimi eshte bere duke pasur parasysh edhe studimet e meparshme ne kete zone. Duhet thene se mjaft kompani nafte kane studiuar keto zona ne Shqiperi edhe me pare nje pjese e mire e tyre u larguan nga vendi yne pas trazirave te vitit 1997 duke lene ne gjysme procesin e studimit te zonave naftembajtese ne vend por prej vitit 2005 me dhjetera kompani te ngjashme sollen ne Shqiperi teknologjine e fundit dhe zbulimet e tyre premtojne per nje pasuri te jashtezakonshme.

Ky eshte nje raport qe tregon se kerkimet tona ne Shqiperi jane te bazuara mire dhe do te jene mjaft fitimprurese jo vetem per aksioneret tane por edhe per shqiptaret - ka komentuar per nj agjenci lajmesh biznesi Karim Jobanputra shef ekzekutiv i Sky Petroleum Inc. Sipas drejtuesve te Sky Petroelum behet fjale per keto blloqe Blloku i Katert qe ndodhet ne juglindje te Shqiperi ne kufi me Greqine. Blloku mbulon nje siperfaqe prej 2264 km2. Zona ka kater fusha te identifikuara nafte me rezerva te llogaritura ne 350 milione fuci nafte. Blloku i Peste qe ndodhet ne Jugperendim te Shqiperise ne bregdetin e Adriatikut dhe mbulon nje zone prej 2076 km2. Blloku ka nje total prej pese fushash te mundshme me rezerva 375 milione fuci nafte. Blloku i Dumrese qe ndodhet ne veri te fushes se naftes te Kucoves ne nje zone prej rreth 623 km2. Llogaritet qe ai ka nje rezerve nga 500 deri ne 700 milione fuci nafte. Kompani nafte nga SHBA Kanadaja e vende te tjera perendimore jane ne gare per te gjetur e nxjerre naften dhe gazin nga nentoka shqiptare. Te dhenat me te fundit te studimeve e kane bere Shqiperi te denje te krahasohet me rezervat e Lindjes se Mesme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›