Pacolli: Nigeria javën e ardhshme njeh Kosovën

Zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar kabinetin qeveritar për procesin e lobimit që ka zhvilluar në Afrikë gjatë këtyre javëve.
Ai është i bindur se një nga shtetet më të mëdha e më të rëndësishme të Afrikës, Nigeria, javën e ardhshme do të zyrtarizojë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Sipas Pacollit, presidenti Goodluck Jonathan, tashmë ka dhënë urdhrin për shkrimin e notës verbale. Mali dhe Gaboni janë dy shtetet e tjera të Afrikës që mund ta njohin shpejt Kosovën.
Por, Pacolli ka njoftuar se Caricomi ka tërhequr vendimin për njohje si organizatë. Ai ka pohuar se secili vend veç e veç do të vendos nëse do ta njohë pavarësinë. Javën e kaluar, Kosova është njohur nga 4 shtete, duke e çuar në 81 numrin e shteteve që e njohin pavarësinë.