E Diel, 1 Nëntor 2026

Skenderbeu, debutuesi me i mire i sezonit“Ujqërit e dëborës” nën drejtimin e teknikut Gerti Haxhiu kanë grumbulluar 6 pikë, tre më shumë se Kastrioti (3), katër më shumë se Gramozi (2) dhe pesë se Laçi (1).

Publikoje ne:

Gjatë periudhës së merkatos u duk se Skënderbeu kishte shumë vështirësi për të ndërtuar skuadrën, por formacioni korçar është më rezultativi në krahasim edhe me tre ekipet e tjera e ardhura nga Kategoria e Parë.

“Ujqërit e dëborës” nën drejtimin e teknikut Gerti Haxhiu kanë grumbulluar 6 pikë, tre më shumë se Kastrioti (3), katër më shumë se Gramozi (2) dhe pesë se Laçi (1).

Në javën e katërt, Skënderbeu do të përballet me Gramozin, në një derb shumë interesant midis skuadrave të së njëjtit qark, teksa në javën e parë mundi 4-3 Laçin.

Dy kroatët, Guerrib e Rukavina kanë shënuar nga dy gola për bardhekuqtë, ndërkohë që goli i pestë mban firmën e talentit Jorgo Çipi. 


E Merkure, 16 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›