Pasaportat, shtohet orari i aplikimit Arben Muka
Kthimi masiv i emigranteve ne Shqiperi per pushimet verore ka rritur dhe fluksin e aplikimeve te tyre per t'u pajisur me kartat e identitetit dhe pasaportat e reja biometrike.
Ne minibashkine 7 ne Tirane qysh heret ne mengjes ka nje grumbull te madh qytetaresh qe bejne aplikime ose terheqin dokumentet e reja te identifikimit, kartat e pasaportat biometrike. Nga rreth 40 vete, te cilat kane zene radhe qysh ne oren 8 te mengjesit, rreth 90 per qind e tyre jane emigrante. Ndaj Ministri i Brendshem Lulzim Basha beri dje te ditur se institucioni i tij i ka kerkuar kompanise koncesionare frenge “Aleat”, qe merret me prodhimin e dokumenteve te reja te identifikimit, qe te mbaje hapur zyrat e aplikimit me shume se orari i zakonshem.
Flasin emigrantet
Taulanti, nje ish-futbollist i njohur i Sport Klub Tiranes, sapo ka mberritur nga Italia ku jeton prej me shume se 13 viteve si emigrant. Kthimi i tij ne Shqiperi kete here ka vetem nje synim: marrjen e pasaportave te reja per gjithe familjen. Nga veshtiresite qe po has me punesimin per shkak te krizes ekonomike, Taulanti mezi pret te kthehet serish ne Bari per te rinisur nga puna. “Dua te bej pasaportat e reja, per te gjithe, per gruan, vajzen e nenen. Nuk e di sa do te qendroj ne pritje. Sa te behen pasaportat, sepse kam shume probleme atje, eshte situate e sforcuar per punen. Nuk eshte si me pare se ka rene shume”.
Te gjithe duan te mbarojne pune sa me shpejt
Namiku, nje tjeter banor i lagjes dhe qe jeton prej 15 viteve ne Itali duket i nervozuar duke qendruar ne radhe. “Ketu te duhet te vish te mbash radhe edhe per ta terhequr karten. Ja tani qe kam ardhur jam i 17-i. Kaq mbarojne te pakten deri nga ora 2 ose 3 pasdite. Sepse nje person sherben atje brenda, cfare mund te beje ai me pare”
Ermira nje student ne Selanik thote se po te punohet dhe ne fundjave nga personeli i aplikimit te dokumenteve atehere nuk do te kete radhe kaq te gjata.
Hodo nje emigrant qe ka 19 vite ne Dortmund te Gjermanise ka ardhur ne minibashkine 7 per te bere aplikimin, pasi ne lagjen e tij te vjeter thote se e ka te pamundur. “Ne Kombinat nuk ka kushte. Mund te rrish gjithe diten atje dhe te mos mbarosh pune. Nuk me pelqeu se atje nuk ka as drita dhe njerezit rrine kot e presin”.
Te gjithe emigrantet qe aplikojne ose terheqin dokumentet e identifikimit kane deshire qe te mbarojne pune sa me shpejt. Qe te vijojne me pushimet dhe kontaktet me njerezit e tyre te afert e miqte. Por procesi ne nje muaj si gushti kur eshte dhe piku i mberritjes se emigranteve i veshtireson gjerat. E njejta skene me radhe aplikantesh eshte dhe ne disa qendra te tjera te kryeqytetit, apo ne qytetet kryesore te vendit.
Namiku thote se nuk do te ishte keq qe ky sherbim per emigrantet qe jetojne e punojne me dokumente te rregullta ne Itali, Greqi a shtete te tjera evropiane mund te behet direkt atje. “Do te jete me rehat per ne. Vijme qe andej, ka shpenzime por dhe mundime”, thote ai, duke shtuar se ne rast se nje gje te tille do ta realizonte per te gjithe familjen ne Itali kjo do t'ia thjeshtonte gjerat.
Do te punohet edhe ne fundjave
Ministri i Brendshem Lulzim Basha tha te enjten per DW se institucioni i tij i ka kerkuar kompanise koncesionare frenge “Aleat”, qe merret me prodhimin e dokumenteve te reja te identifikimit, qe te mbaje hapur zyrat e aplikimit me shume se orari i zakonshem. “Oraret jane zgjatur dhe ne qendra te caktuara ku fluksi eshte i madh, do te filloje operimi duke nisur nga kjo fundjave edhe te shtunave e te dielave, qe shpresojme se do te ndihmoje ne perballimin e fluksit te jashtezakonshem qe perjetojne keto zyra ne sezonin veror per shkak te ardhjes se nje numri shume te madh te bashkeqytetareve tane qe jetojne jashte vendit”.
Zyra dhe ne vende te tjera
Ministri i Brendshem shpjegon se ideja qe aplikimet nga emigrantet te behen ne vendet ku ata jetojne e punojne eshte duke u materializuar. “Ne nje perspektive afatmesme ka perfunduar nje marreveshje mes Ministrise se Brendshme dhe kompanise koncesionare per hapjen e zyrave te aplikimit per pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit ne Rome, Milano, Athine e Selanik. Nderkohe qe eshte lene hapur mundesia per te shqyrtuar hapjen e ketyre zyrave edhe ne zyra te tjera konsullore te vendeve te BE-se”.
Marreveshja sipas ministrit eshte miratuar nga qeveria dhe pritet te diskutohet dhe te miratohet perfundimisht ne parlament ne sezonin e ri te vjeshtes. Pas votimit ne parlament dhe botimit te saj ne Fletoren Zyrtare gjithcka do te nise nga funksionimi, “per t'ju ardhur ne ndihme bashkeqytetareve qe qendrojne ne ato vende”. Deutsche Welle