E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonat turistike, si merren tapite Rozeta Rapushi

Te gjithe ata persona qe kerkojne te legalizojne trojet e tyre, ne zonat me perparesi turizmin, do te kene mundesi qe ta bejne kete duke nisur nga data 10 gusht. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit te Ndertimeve pa leje, (ALUIZNI), beri te ditur dje, se te gjithe keta persona nga data 10 gusht mund te plotesojne kerkesat, per te marre perfundimisht tapite per truallin e tyre. Sipas kesaj agjencie, qe nga kjo date nis procedura e plotesimit te kerkeses, per kalimin e te drejtes se pronesise mbi truallin e njesive te ndertuara, ne zonat e stimuluara, me perparesi turizmin, ne perputhje me ligjin, “Per rregullimin e pronesise mbi truallin shteteror ne zonat me perparesi turizmin”. Te gjitha kerkesat, sic ben te ditur ALUIZNI, duhet te paraqiten prane Drejtorise Qendrore te ALUIZNI-t, brenda 60 diteve nga nisja e procedures. Gazeta “Koha Jone”, boton te plota dy kerkesat qe personat e interesuar duhet te plotesojne per te marre tapite per trojet e tyre. Te drejten per te bere aplikimin, e kane te gjithe subjektet e interesuar, persona fizik apo juridik te cilet gezojne njesine e ndertuar dhe qe kane kryer nje veprim juridik te drejtperdrejte ose te rrjedhur me personin e stimuluar, per kalimin e te drejtave reale mbi njesine e ndertuar, te ngritur brenda zones se stimuluar, perpara dates se hyrjes ne fuqi te ligjit date 5.11.2009 “Per rregullimin e pronesise mbi truallin shteteror ne zonat me perparesi turizmin”. Po keshtu, ne njoftimin e ALUIZMI-t, theksohet se kete te drejte e kane edhe personat e stimuluar, persona fizik apo juridik, te cilet kane lidhur marreveshje qiraje dhe zhvillimi me qiradhenesin (autoritetin shteteror), per nje veprimtari te stimuluar. “Plotesimi i kerkeses, shoqerohet dhe nga paraqitja e dokumentacionit te nevojshem”, thuhet ne njoftimin e ALUIZNIT. Dokumentet e nevojshme per tu dorezuar nga personat e interesuar, jane kontrata e lidhur me personin e stimuluar, per kalimin e te drejtes se pronesise mbi njesine e ndertuar. Po keshtu, duhet te dorezohen dhe planimetria dhe siperfaqja e njesise se ndertuar, dokument pronesie per njesine e ndertuar (nese disponojne), kopje te dokumentit te identifikimit ose ekstrakt te regjistrit tregtar. Nga ana tjeter, dokumentacioni qe paraqitet nga personi i stimuluar, eshte marreveshja e qirase apo zhvillimit, leja e ndertimit per njesine e ndertuar, planimetria dhe siperfaqja ne m² per njesine e ndertuar, dokumente pronesie per njesine e ndertuar, (nese disponojne), si dhe nje kopje te dokumentit te identifikimit ose ekstrakt te regjistrit tregtar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›