E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burke ofron veshkën për nënën

Këngëtarja britanike Alexandra Burke, ka ofruar si donacion veshkën e saj për të shpëtuar jetën e nënës së vet.

Megjithatë, nëna e katër fëmijëve, Melissa Bell (46) ka kthyer mbrapshtë ofertën zemërgjerë të vajzës së saj sepse operacioni mund ta shkaktoj probleme në lindje për vajzën.

“Alex më ka ofruar veshkën dhe ishte serioze, mirëpo nëse marrim një veshke nga një grua që nuk ka ende fëmijë atëherë ajo e humbet mundësinë që më vonë të krijoj familje”, tha Melissa.

“Kjo është më shumë se tragjedi”.

Bell, e cila ka kënduar me bendin e njohur të viteve ’80, “Soul II Soul”, tha se edhe djali i saj David (23) ka ofruar veshkën për nënën e tij. Mjekët po bëjnë testet se a do t’i bije ajo.

Burke, u bë e famshme nga emisioni për talent në Britani “X Factor” në vitin 2008.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›