Pascal Gallet, në Tiranë për Chopin 2010
Akademinë e Arteve në Tiranë. Pas shpalljes së fituesit të këtij konkursi në muajin prill, muajt në vijim do të vazhdojnë me koncerte për piano nga instrumentistë të ndryshëm shqiptarë e të huaj. Ndërkaq për muajin tetor është parashikuar edhe botimi i biografisë së Shopenit, shkruar nga Antoni Grudzinksi nën përkthimin e Leonard Zisit, etj. Ndërkohë që artisti Gallet ka qenë dhe më parë në Tiranë. Para disa kohësh në skenën e Akademisë së Arteve i ftuar nga Cameratatirana, Pascal Gallet i konsideruar nga kritika ndërkombëtare si një nga më të famshmit e brezit të tij erdhi për një koncert. Në program ishin vepra të njohura nga Janacek, Messiaen, Chopin. Dirigjent i ftuar i këtij koncerti ishte z.Zhani Ciko. Pascal Gallet, i lindur në Francë, studimet për piano i ka ndjekur që në vogëli. Në moshën 10-vjeçare është shfaqur për herë të parë në një emision televiziv, ndërsa më pas ka ndjekur Konservatorin Superior të Muzikës në Paris. Në vitin 1987 vlerësohet me çmimin e parë. Deri më sot, ai është vlerësuar me një seri çmimesh ndërkombëtare, duke përfshirë Viotti-Valssosia, çmimin e Ministrisë së Kulturës, Porto, Trapani, Vierzon etj. Pascal Gallet është prezantuar në skenat botërore si solist, por edhe në aktivitete të ndryshme, i shoqëruar nga orkestra franceze, por edhe ato britanike, e të Meksikës; ka interpretuar me Calgary Philharmonics etj. Gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me disa nga artistët më të njohur francezë.