E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasdite gala me mbi 500 te ftuar Linda dhe Edi Rama martohen

Pakkush mendonte se Edi Rama do te zhvillonte nje dasme me me shume se 500 te ftuar ku do te dilte nje torte dhe ai do te puthte nusen. Ata qe e njohin sadopak kryetarin e PS-se e dine qe ai eshte nje njeri ndryshe nga te tjeret qe preferon gjerat jashte tradicionales.


Por dje ai zbatoi traditen duke ftuar ne dasme miqte shoket por edhe shume bashkepunetore dhe kolege te tij nder vite. Rama me kostum serioz si gjithmone ndersa nusja Linda Basha me nje fustan per mbremje gala. Linda Basha iu shmang tradicionales duke mos vendosur as vello dhe as fustan nuserie.


Rruga per ne dasmen e Rames ishte shume e veshtire per te gjithe te ftuarit. Edhe pse policia e Tiranes ishte zotuar se do merrej me trafikun rrugor kjo ishte e pamundur. Karvani i gjate i makinave nisi nga zona e Liceut Artistik per te perfunduar tek Xibraku ku edhe zhvillohej dasma.


Ne oren 16.00 te ftuarit e pare nisen te popullojne ambientet e jashtme te lokalit ku kishte nisur te shtrohej koktejli martesor. Pak minuta me vone aty u shfaq edhe cifti. Edi Rama takoi dhe trokiti goten me te ftuarit qe ndodheshin ne ambientet e jashtme dhe me pas hyri brenda ku qendroi me nusen.


Nderkohe djali i tij Gregori u shfaq ne hyrjen e lokalit ne vendin e pare te nje makine me shofer VIP xhaxhane e tij. Olsi Rama ka nje muaj qe ka ardhur ne Shqiperi nga SHBA. Ne pjesen me te madhe te kohes Gregori i veshur me kostum dhe nje kollare te kuqe eshte shoqeruar nga xhaxhai.


Pjesa e jashtme e lokalit ishte shnderruar ne nje vendtakimi per shume personalitete te botes se politikes medias dhe artit. Rreth ores 17.10 te ftuarit kane hyre ne ambientet e brendshme te lokalit per te pritur ardhjen zyrtare te ciftit.


Ne vend te damixhelave te nderit cifti Rama kishte punonjeset e Bashkise se Tiranes. Te gjitha vajzat e reja ishin veshur me fustane roze dhe shoqeronin te ftuarit si dhe ndihmonin ciftin.


Banketi ishte vendosur ne te dyja anet e salles dhe cifti i ri kishte vendosur qe gjithcka te ishte shqiptare. Duke nisur nga vera dhe per te perfunduar tek sushi japonez gjithcka ishte pergatitur ne Shqiperi per ti dhene dasmes nje ngjyre patriotike.


Pak minuta me vone ne salle ka hyre cifti Linda dhe Edi Rama te cilet jane pritur me duartrokitje nga te gjithe. Ata kane ecur ne rrugicen e ngushte duke u mbajtur per dore dhe tek te dy te sapomartuarit vihej re emocion i madh. Nusja eshte tip i ndrojtur dhe kjo u pa edhe ne salle por habia ishte tek kryebashkiaku dhe kryetari i PS-se.


Edi Rama ishte shume i emocionuar dhe pothuajse gjithmone mbante per dore te shoqen.


E para qe mori fjalen ishte mikesha e vjeter e Rames regjisorja Liri Begeja. E ardhur ne Shqiperi enkas per dasmen ajo tha se Edi Rama ishte lidhja e saj e vetme me kete vend.


Une po mbaj fjalen e nderit se po te mos me lejoje te beja kete gje do te te vrisja- tha duke qeshur Begeja e cila shkaktoi humor ne salle dhe hoqi pak tension nga shpatullat e Rames. Regjisorja me pas i dha Rames unazen dhe u largua ne menyre qe cifti te kryente ritualin e shkembimit te unazave.


Unaza e kryebashkiakut ishte nje rreth i thjeshte platini te cilin e vendosi ne doren e majte. Ne te djathten Rama mban unazen e vjeter te zeze me stemen e bashkise. Ne doren e majte te Rames ndodhej edhe nje byzylyk artizanal nderkohe qe edhe nusja mbante ne doren e djathte nje unaze me gure dhe nje byzylyk me hallka. Edhe per te unaza e marteses ishte e thjeshte nje rreth i holle platini.


Pas nderrimit te unazave u kerkua puthja tradicionale e ciftit te ri dhe kjo vuri shume ne siklet Linda Ramen. Nusja iu afrua dhendrit dhe e puthi ne faqe por Rama i tregoi me gisht buzen dhe kerkoi qe puthja te ishte aty. Mes te qeshurave dhe duartrokitjeve te salles Linda e skuqur ne fytyre u afrua tek Edi dhe me shume turp e puthi lehte ne buze.
Pas kesaj ne podium u ngjiten djali i Edi Rames Gregori dhe vajza e Lindes Rea Xhillari.


Linda teper e mallengjyer perqafoi dhe puthi vajzen e saj dhe me pas Gregorin. Per disa sekonda ajo i mbajti te dy femijet e perqafuar teksa syte e saj u mallengjyen. E njejta gje ndodhi edhe me Edi Ramen.


Njeriu energjik dhe i ngrire ndryshoi si me magji. Akulli qe rrethon kryebashkiakun u shkri kur perqafoi te birin dhe u duk sikur nga casti ne cast ndonje lot edhe mund te shpetonte prej syve te tij. Gregori Rama i qendroi prane te atit te cilit tashme ia kishte kaluar nga shtatlartesia.


Rama perqafoi edhe Rean 20 vjecare.


Pas kesaj vendin e nderit ne podium e mori Olsi Rama vellai i vogel i Edit. Ai beri pershendetjen ne emer te familjes Rama dhe me pas i uroi ciftit jete te lumtur. Gjithcka ishte perfekte dhe e vetmja gje qe u vonua ishte torta te cilen cifti e preu dhe e ndau fillimisht me te parin e shtetit Presidentin e Republikes Bamir Topi.


Pas ceremonise cifti dhe te ftuarit dolen ne ambientet e jashtme ku u takuan dhe bene fotografi me pjesen me te madhe te te ftuarve.


Mungesa e prinderve


Ne dasme mund te ishin me shume se 500 njerez por munguan me te afertit e ciftit. Edi shoqerohej nga djali Gregori dhe vellai Olsi por jo nga nena e tij Aneta. Njeriu qe i ka qendruar me prane se askush tjeter ne keto vite kishte vendosur qe ta linte vetem teksa festonte me shoqerine.


Te njejten gje kane bere edhe prinderit e Linda Bashes. Ata kane marre pjese tek ceremonia e organizuar dy dite me pare ne shtepi dhe per kete arsye kane vendosur te lene rinine te festoje me miqte.


Tendat e cadrave te greves


Greva e urise se deputeteve ka qene nje moment shume i rendesishem ne jeten e Edi Rames aq sa e kishte marre me vete edhe ne dasme. Tendat e perdorura nga deputetet gjate greves se urise dje ishin shnderruar ne tendat e kokteilit te dasmes. Shume nga te ftuarit nuk kuptuan asgje ne lidhje me tendat por ishin grevistet ata qe kishin nje afeksion te vecante me to.


Standardi i Asamblese


Mes te ftuarve te shumte te veshur me se miri binte ne sy edhe nje shtrese tjeter e popullsise. Ata ishin anetaret e Asamblese Kombetare te PS-se te cilet kishin ardhur nga te gjitha rrethet per te marre pjese ne dasmen e kryetarit Edi Rama. Se bashku me ta ndodheshin edhe te gjithe kryebashkiaket e majte.


Linda Rama kthen Tavon ne PS


Vangjel Tavo mund ti leshoje ultimatume PS-se por dje ai u dorezua perpara thirrjes se vecante te Rames.


Nuk ishte Edi por Linda ajo qe ktheu socialistin ne gjirin e familjes se tij. Vangjel Tavo dhe e shoqja u pane dje ne ambientet e dasmes duke diskutuar me koleget e PS-se. Por kur doli perpara Linda Rames Tavo u shfaq shume dashamires dhe shfrytezoi kohen edhe per te diskutuar me kryetarin e partise ne lidhje me problemet e Gjirokastres.

Mendimi ndryshe ne dasme


Sa here qe Edi Rama merr nje vendim per Partine Socialiste aq here shfaqet edhe Kastriot Islami i cili thote mendimin ndryshe. Por dje Islami nuk kishte asnje mendim ndryshe.


Teksa trokisnin goten me kryetarin dhe bashkeshorten e tij Kastriot Islami dhe Andis Harasani miratonin fjalet e tij. Gjate ceremonise Edi dhe Linda Rama u pane duke pire vere te bardhe por kur trokiten gotat me Levizjen per mendim ndryshe ata u shfaqen me vere te kuqe.

Ina Rama e vetmuar...


Kryeprokurorja Ina Rama eshte pare dje ne ambientet e dasmes ne shoqerine e miqve te saj te prokurorise. Ajo ka qene e shoqeruar nga shoku i klases Olsi ela i cili eshte emeruar prej saj ne krye te Prokurorise per Krimet e Renda. Kryeprokurorja nuk kishte me vete bashkeshortin.


Familja Presidenciale


Bamir Topi dhe e shoqja Teuta kane ardhur disi me vonese ne dasmen e djeshme por per ta ishte rezervuar nje vend nderi. Madje ciftit presidencial i ka takuar edhe copa e pare e tortes.


Linda ia ka dhene torten presidentin ndersa Edi bashkeshortes se tij. Pas kesaj Teuta Topi ka biseduar per pak minuta me nusen e re ndoshta duke i treguar se sa e veshtire eshte te jesh bashkeshortja e nje politikani te profilit te larte. Por mes dy grave eshte vene re menjehere nje marredhenie shume e mire.


Ish-mbeshtetesit e Topit


Presidenti Topi u zgjodh ne kete post me mbeshtetjen e fuqishme te nje grupi te madh deputetesh te PD-se. Pas kesaj grupi nisi te zvogelohej ne menyre te ndjeshme. Disa prej tyre lane politiken ndersa pjesa tjeter e pa veten jashte PD-se. Dje presidenti ishte i shoqeruar vetem nga dy deputete Besnik Mustafaj dhe Sali Shehu.


Nikolla ben mazhorancen


Mazhoranca ka treguar se dy kampet politike jane ende ne lufte dhe askush nuk eshte i lejuar te ushqehet me torten e armikut. Me kete moto asnje perfaqesues i mazhorances nuk ka marre pjese ne ceremonine e dasmes se kryetarit te PS-se Edi Rama. Por nje perfaqesues i mazhorances ka dale nga radhet Nikolle Lesi.


Zv.ministri i Kultures ka pasur dje barren e veshtire te beje i vetem mazhorancen ne nje ambient te mbushur me socialiste. Ai kete gje e ka bere shume mire teksa defrehej dhe hidhte batuta me te gjithe pjesemarresit perfshire edhe ciftin.


Lulet e Berisha-Meta


Kryeministri Sali Berisha nuk mund te shfaqej ne dasmen e ciftit Rama por nga ana tjeter nuk mund te mungonte ne te. Ai ka gjetur nje menyre tjeter per te qene i pranishem ne dasme. Rreth ores 15.30 makina e kryeministrit Berisha eshte pare ne hyrje te vendit ku zhvillohej dasma.


Per te qene i sigurt se te gjithe do e kuptonin se ishte dasma e tij kryeministri ka derguar personalisht togen e tij te shoqerimit. Ata kane dorezuar nje buqete me lule ne emer te kryeministrit dhe bashkeshortes se tij Liri Berisha. I urojme ciftit te ri fat shendet dhe lumturi ne jeten e tyre bashkeshortore- thuhet ne kartolinen qe shoqeron buqeten.


Te njejten gje ka bere edhe kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim. Ilir Meta nuk e dergoi buqeten e tij me lule ne rruge zyrtare por me pas njoftoi zyrtarisht permes zyres se shtypit se edhe ai kishte marre pjese ne menyren e tij ne gezimin e Edi Rames.


Turpi i nuses


Te gjithe e kemi vene re se Linda Basha tashme Rama eshte e ndrojtur dhe i kushton vemendje jetes se saj private. Ajo e ka treguar kete gje gjate ceremonise se djeshme kur i eshte dashur qe te puthe bashkeshortin e saj. Me gjithe insistimin e Edi Rames Linda e ka puthur fillimisht ne faqe dhe me pas e ka puthur lehtas ne buze. Te ftuarit duartrokiten ndersa Linda Rama u skuq e tera.


Gregori Rea


Gregori Rama ka kaluar 20 vjet te jetes si femije i vetem ndersa dje eshte bere me nje moter. E njejta gje ka ndodhur edhe me Rea Xhillarin qe tashme eshte bere me vella. Afrimiteti mes tyre eshte vene re qe ne fillim te ceremonise por me shume u vu re kur Linda Rama i perqafoi te dy. Me pas Rea u vendos ne krah te Edi Rames ndersa Gregori ne krah te Lindes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›