Oferta e prezantuar nga Edi Rama ne tryezen e Berishes konsiderohet nga juristet si antikushtetuese

Pioneri Fatmir Xhafaj nga bota e citateve voluminoze te Enverit paralajmeron kushtezim te reformes zgjedhore
Antikushtetuese dhe antiligjore e cilesojne juristet ate qe Edi Rama e quajti si oferte te re per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet te paraqitur ne tryezen politike te thirrur nga kryeministri Berisha. Ish-Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Kristaq Kume i pranishem ne kete tryeze si perfaqesues i shoqerise civile sqaron dy prej momenteve kur shkelet kuadri ligjor dhe ai kushtetues. Duke ju referuar ligjit per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore Kume sqaron shkeljen e hapur ligjore ne kerkesen e Partise Socialiste per te patur shumicen ne komision. Ai shpjegon dhe rrugen ligjore sesi mund te marre zgjidhje juridike nje pretendim i tille i opozitees. Ligji parashikon qe shumica i takon mazhorances dhe per ti kaluar kjo mazhorance opozites palet duhet te bejne nje dispozite kalimtare vetem per kete komision Ad Hoc ne te kundert kapercehet kuadri ligjor. Ose te mbledhin parlamentin dhe ta ndryshojne pergjithnje ligjin per komisionet hetimore- u shpreh Kume. Nje tjeter pike ne kerkesen e Partise Socialiste eshte objekti i pakufizuar i hetimit. Ketu juristi i njohur Kristaq Kume sjell ne vemendje te opozites vendimet e Gjykates Kushtetuese qe sikunder thote e kufizojne kete objekt. Ndaj rruga me e drejte sipas tij eshte percaktimi i qarte i asaj qe socialistet kerkojne te hetojne. Objekti nuk mund te jete i pakufizuar pasi ne e dime mire qe Gjykata Kushtetuese eshte shprehur se objekti i komisionit hetimor eshte i kufizuar. Prandaj PS duhet te qartesoje sakte dhe te listoje tek pika per objektin gjithcka dhe jo ta kaloje ne kete menyre- thekson me tej ish kreu i KQZ-se Kristaq Kume. Ky qendrim i juristeve vjen vetem nje dite pas kerkeses se paraqitur nga kreu i Partise Socialiste te cilen vete ai preferoi ta quante oferte e re per mazhorancen qe do ti jepte fund ngercit politik ne vend. Por me shume sesa e tille juristet shprehen se asgje nuk ka ndryshuar ne forme e permbajtje te pretendimeve te Rames. Pioneri Fatmir Xhafaj nga bota e citateve voluminoze te Enverit paralajmeron kushtezim te reformes zgjedhore/Ne mungese te qarte vetedije dhe koherence me ate qe palet politike diskutuan ne tryezen e te premtes sekretari per ceshtjet ligjore ne PS deklaroi dje se nuk do te kete reforme ne rast se nuk do te behet transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit. Permes ketij qendrimi kuptohet fare mire se drafti i dorezuar personalisht nga Edi Rama seshte asgje tjeter vecse nje ecejake absurde e kreut te socialisteve per te nxjerre veten nga hisja e turpit qe e karakterizoi ate ate dite pervec faktit qe ishte edhe i paftuar persa kohe me heret e refuzoi ftesen. Xhafaj doli dje ne nje komunikim me mediat duke deklaruar se tryeza e mbajtur nga kryeministri Berisha per ceshtjen e ndryshimit te kodit zgjedhor ku i pranishem ishte edhe kreu i socialisteve Edi Rama ishte thjesht nje tryeze formale dhe se prania e Rames ne kete tryeze ishte thjesht qe ai ti dorezonte kryeministrit Berisha oferten e bere nga socialistet. Ne rast se nuk do te kete hetim te zgjedhjeve te kaluara nuk do te kete bashkepunim as marreveshje dhe diskutime me mazhorancen- ka deklaruar Xhafaj. Gjithashtu Xhafaj ka sqaruar opinionin publik se PS ne oferten e saj ka kerkuar te behet transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit por jo hapjen e kutive te votimit pasi kutite do te jene nje ceshtje tjeter per te cilen do te ndiqen te tjera hapa sipas marreveshjes me mazhorancen. Ne kete sens duket qarte qe eksponentet majtiste ende pretendojne per hapje te kutive te votimit ne nje kohe kur nuk i jane drejtuar asnje prej institucioneve ligjore ndonese kjo ka qene edhe nje keshille e hershme e mazhorances. Por tani per tani si objekt per transparencen e zgjedhjeve socialistet kane kerkuar hetimin e materialeve zgjedhore por kjo nuk ndalon nje vendim arbitrar te tyre porsa kohe kane kerkuar shumicen dhe kryetarin e komisionit hetimor per te kerkuar hapjen e kutive te votimit ne dhunim flagrant me vendimet e pakundershtueshme te gjykatave.
...