E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret do festojne 100 vjetorin e pavaresise kurse edvinistet do vajtojne piramiden e diktatorit

24-10-2010 / Gazeta 55

Partia Demokratike reagon pas sulmeve te PS-se permes pionierit te Enverit Fatmir Xhafaj lidhur me ndertimin e kompleksit te ri parlamentar Shqiptaret do kremtojne 100 vjetorin e pavaresise ne Parlamentin e ri shtatorja e Enverit le te vendoset ne oborrin e Partise se Edvinit


Partia Demokratike ka reaguar dje pas qendrimeve kokeforta te Partise Socialiste lidhur me kontestimin e vendimit te Kuvendit per ndertimin e Parlamentit te ri te Piramida. Zedhenesja e selise blu Albana Mustafaraj deklaroi gjate nje konference per shtyp se problemi i opozites nuk eshte tek ky projekt i rendesishem por tek mos shkeputja nga gjeneza e vjeter e ish bllokut si trashegimtare te eterve te tyre shpirterore dhe biologjike. Sipas saj Edi Rama kundershton ndertimin e Parlamentit te ri tek Piramida vendim ky qe eshte miratuar seancen e fundit plenare ne Kuvend per te mos rrafshuar simbolin e ish diktatorit Hoxha tiranit mizor hitlerit te pas Luftes se Dyte Boterore. Edvin Kristaq Rama zgjodhi kete dite per te deshmuar se ai per asnje cast te vetem nuk shkeputet dot nga trashegimia e eterve te tij shpirterore dhe biologjike dhe mbrojtja e saj. Keshtu dy dite me pare kapoja i bllokmeneve te ri urdheroi deputetet e PS te inaugurojne votimin e tyre te pare ne parlamentin e vendit per te kundershtuar ndertimin e Parlamentit te Ri te vendit aty ku babai i tij shpirteror tirani mizor hitleri shqiptar i pas luftes ndertoi piramiden e tij dhe gjithashtu per te mbrojtur bllokmenin e ri Beqja qe ne emer te mandatit duke shkelur Kushtetuten ka pervetesuar 200 milione leke nga buxheti i shtetit. Sot shefi i bllokmeneve te rinj ne mbrojtje te trashegimise te eterve te tij nxori Fatmir Xhafen njeriun qe per vite me radhe ne festat e diktatures do te ngarkohej per ti lidhur ne qafe shamine e kuqe dhe dorezuar buqeten e luleve diktatorit- deklaroi zedhenesja e Partise Demokratike Mustafaraj. Ajo vuri ne dukje me tej se Partia Demokratike denon kete qendrim te bllokmeneve te rinj kete mbrojtje te papergjegjshme te trashegimise se Enver Hoxhes nga kasta e bijve te nomenklatures komuniste qe po kthejne Partine Socialiste drejt koherave me te zeza te saj. PD ju deklaron se Edvin Rama mund te vendose ne oborrin e Partise se tij shtatoren e atit te tij shpirteror kurse shqiptaret do te festojne 100 vjetorin e Pavaresise se tyre ne Parlamentin e Ri si monumenti dhe simboli me i bukur i sistemit te vlerave te lirise dhe demokracise qe po ndertojme- u shpreh me tej zedhenesja Albana Mustafaraj. Kuvendi miratoi te enjten vendimin per Per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar projekt ky i cili pritet te zbatohet te zona e Qendres Nderkombetare te Kultures e njohur ndryshe si Piramida.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›