E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin vritet nje person dhe plagoset nje tjeter

Arrestohet autori që vrau me armë zjarri një person dhe plagosi një tjetër në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës pranë shkollës së Sanxhakut. 

Viktima Besar Ndreu 25 vjeç ka ndërruar jete ne spital ndërsa Klentin Bajraktari 21 vjeç ndodhet ne gjendje të rëndë për jetën. Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit  Albert Tuci pak minuta pas ngjarjes. 

Nga policia bëhet e ditur se 21 vjeçari Albert Tuci para një viti është plagosur  nga 25 vjeçari Besar Ndreu dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›