Pashket, Arqipeshkvi ngushellon viktimat e Gerdecit
Arqipeshkvi i Shkodres, Imzot Angello Massafra, krahas urimeve me rastin e festes tradicionale te Pashkeve i ka shprehur dje ngushellimet e tij edhe familjareve te viktimave dhe te plagosurve ne tragjedine e Gerdecit. Gjate meshes se mbajtur dje ne kishen katedrale te qytetit me te madh verior, ai u ka bere thirrje me kete rast besimtareve katolike shkodrane qe te mos lekundeshin ne besimin e tyre perballe fatkeqesive te ndryshme natyrore jo vetem ne Shkoder dhe Shqiperi por edhe me gjere kohet e fundit. "Uroj qe dashuria e thelle te mund te shprehet ne vendin tone, sidomos ndaj personave qe vuajten dhe vuajne ende pasojat e tragjedise se Gerdecit, te cileve u shpreh edhe ngushellimet e mia per humbjen e familjareve te tyre. Ne te njejten kohe u shpreh atyre solidaritet per tejkalimin e veshtiresive ne kurimin e te plagosurve", u shpreh arqipeshkvi Massafra. Ngjarja e rende ka bere qe Arqipeshkvi i Shkodres te mbaje nje fjalim ne lidhje me nevojen e moszbehjes se besimit qe, sipas tij, besimtaret katolike shkodrane duhej te kishin ndaj krijuesit te tyre, Jezu Krishtit. "Duket si e pakuptimte qe te shpallet ngjallja e Krishtit ne nje kohe kur duket sikur bota eshte e mbushur me fatkeqesi si ajo e Gerdecit, e aksidenteve te shumta rrugore dhe e vrasjeve te koheve te fundit ne zonen e Shkodres. Po keshtu ne luften ne Palestine, ne kombet e ndryshme te Afrikes, ne Tibet, ne Irak ku edhe u gjet i vdekur para pak ditesh Ipeshkvi i Mosulit, pasi ishte i rrembyer nga nje grup i armatosur. E them kete nga shume thenie qe me vijne dhe qarkullojne shpesh ndermjet ne te krishtereve, kur na e zene frymen fatkeqesite dhe turbullirat e ndryshme te shpirtit", tha Massafra gjate meshes se mbajtur dje me rastin e festes se Pashkeve. "Dhe mund te themi te shkurajuar: Per mua, Krishti nuk eshte ngjallur. A nuk eshte kjo nje menyre per te qene ne vete qendra e vetes sone, qofshi te gezuar apo te trishtuar? Por te mos trembemi. Jezusi prej Nazaretit nuk eshte ketu, nuk eshte ne varr. Ai u ngjall. Besojini atij jeten tuaj dhe perballojini veshtiresite si njerez te shpreses.", u shpreh ndermjet te tjerash Masafra ne mesazhin e tij drejtuar besimtareve te pranishem. Ndersa duke u ndalur ne festimet e Pashkeve, kesaj dite te shenuar per besimtaret katolike ne mbare boten Arqipeshkvi i Shkodres, Imzot Angello Massafra uroi: "Per te gjithe ju besimtare te dashur, ne vecanti per ju te semuret, uroj qe Jezusi i ngjallur te jete forca, shpresa dhe hareja e perhershme e jetes. Urime te gjithe katolikeve dhe te krishtereve qe festojne Pashket Brenda dhe jashte Shqiperise. Krishti u ngjall! Gezuar Pashket! Urime nga zemra!"
SSSASS