Nis decentralizimi i pushtetit
Procesi i decentralizimit ka nisur ne Kosove dhe autoritetet pohojne se jane kryer te gjitha pergatitjet per fillimin e zbatimit te tij. Sekretari permanent i Ministrise se Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Besnik Osmani, deklaroi dje se jane ne perfundim te te gjitha pergatitjeve te nevojshme per fillimin e procesit te zbatimit te decentralizimit. "Kemi kryer edhe pjesen bazike te legjislacionit; tri ligjet e domosdoshme per veteqeverisjen lokale, per kufijte administrative te komunave dhe emrat e tyre dhe ligji per financat lokale tashme kane kaluar ne Kuvendin e Kosoves dhe jane aprovuar. Do te presim zbatimin e tyre. Kemi bere edhe koston financiare te komunave te reja per vitin 2008 dhe per vitin 2009", tha Osmani. Ai ka shtuar se per vitin e pare te krijimit te pese komunave dhe nje njesie komunale eshte llogaritur kostoja prej 7 milione e 100 mije eurosh. Sipas Osmanit, ne kete shume nuk perfshihen projektet per investimet e medha.
Nga ana tjeter, eksperti per decentralizim dhe qeverisje, Arben Gashi, thote se me miratimin e ligjeve per decentralizim, ka filluar te zbatohet ky proces. Ai shton se ndarja faktike dhe riorganizimi territorial, jane ceshtje politike. "Ne aspektin real, ne kemi tendenca tashme te fillimit te procesit te decentralizimit, me dhenien e disa kompetencave shtese komunave, me riorganizimin e ri brenda administratave komunale dhe me tendencen e hartimit te ligjit per Prishtinen, i cili do te jete nje ligj per kryeqytetin, qe eshte po ashtu pjese e procesit te decentralizimit", tha Gashi. Sa i perket procesit te decentralizimit ne aspektin politik, per te cilin eshte folur shume dhe i cili ka qene i bazuar kryesisht ne baze etnike, Gashi tha se ajo eshte nje problematike e vecante, sepse dihet se duhet te kete nje qasje pozitive nga grupi etnik serb, qe te kete nje implementim te sakte te tij. Gashi shpreson se me kalimin e kohes do te rregullohen raportet e brendshme nderetnike ne Kosove dhe, sipas tij, decentralizimi ne Kosove do te ndodhe atehere kur nivelet lokale mund te perballojne vete funksionimin e tyre.
"Decentralizim do te kemi atehere kur te krijohen kapacitete qe ne nivel lokal te kete vetefikasitet ekonomik, qe do te thote te krijohen kapacitete dhe mundesi ne nivel lokal, qe te gjenerojne te ardhura dhe ne baze te ketyre te te ardhurave, te gjenerojne mireqenie socialo-ekonomike dhe ne baze te ketyre pastaj te kemi nje zhvillim ekonomik te qendrueshem dhe nje zhvillim lokal te qendrueshem", tha Gashi.
"Qeveria e Republikes se Kosoves ende nuk ka ndare buxhet per kete vit per krijimin e komunave me shumice serbe", nenvizon sekretari permanent i Ministrise se Pushtetit Lokal, Besnik Osmani, i cituar nga REL, duke vijuar: "Ky eshte realiteti. Jane tabelat qe jane treguar tashme edhe para publikut, qe kane te bejne me ligjin vjetor te buxhetit per vitin 2008. Ky ligj nuk e ka ngerthyer ne vete koston e statusit te Kosoves, pjese e te cilit eshte edhe procesi i decentralizimit".
Ndihma e KE per rimekembjen
Komisioni evropian ne kuader te projekteve te tij per vitin 2007-2010 ka ndare 12.4 milione euro per krijimin e pese komunave te reja dhe nje njesie komunale. Sipas pakos se Ahtisaarit, parashihet te krijohen gjashte komuna te reja apo komuna me kompetenca shtese me shumice serbe te Kosoves dhe ato te jene ne Mitrovicen veriore, Gracanice, Ranilluke, Bardesh, Kllokot, Verboc dhe Novoberde.
Pervjetori i bombardimeve, ne mevetesi
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, tha dje se pervjetori i nente i bombardimeve te NATO-s kunder caqeve ushtarake e policore serbe, sivjet shenohet ne Kosoven e pavarur e te njohur nderkombetarisht. "Duke e kujtuar kete dite te rendesishme te historise sone me te re, ne nderojme kujtimin per te gjithe ata qe u flijuan per lirine dhe shtetin e Kosoves", tha presidenti Sejdiu. Ai, me tutje, falenderoi Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe aleatet, per lirine e Kosoves.
SSSASS