Tensionet dhe paqja delikate ne Kosove
Nga Dan Bilefsky*
Kur Jugosllavia ishte ne prag te shembjes ne 1991, Ministri i Jashtem i Luksemburgut, Zhak Poos, deklaroi: "Kjo eshte ora e Evropes". Thirrja e tij per te vepruar ishte kembengulese: Evropa ka nje detyrim moral per te nderhyre dhe per te parandaluar luften. Ne vend te kesaj, Komuniteti Evropian, qe drejtohej nga Luksemburgu, ishte pushtuar nga grindjet dhe zvarritjet, Jugosllavia shpertheu, dhe fatkeqesia e Perendimit kontribuoi per nje dekade gjakderdhjeje qe vrau jo me pak se 125.000 njerez ne Kroaci, Bosnje dhe Kosove.
Ne episodin final te shperberjes se ish-Jugosllavise, deklarata e shpalljes se pavaresise te Kosoves nga Serbia muajin e kaluar, Perendimi ishte i bindur se kishte mesuar nga historia dhe do te shmangte perseritjen e gabimeve te veta. Sidoqofte tensionet periodike ne Kosove, duke perfshire perleshjet e se henes midis protestuesve serbe dhe paqeruajtesve nderkombetare ne veri te Kosoves qe lane te vdekur nje polic te OKB-se dhe nje duzine te plagosur, kane nxitur shqetesimet se paqja e pasigurt ne Kosove mund te behet cope-cope.
Analistet dhe diplomatet perendimore paralajmerojne se konflikti mund te shpertheje nese komuniteti nderkombetar nuk do te kaperceje percarjet dhe jape nje pergjigje me te fuqishme ndaj perpjekjeve te Serbise per ndarjen e shtetit me te ri te Evropes. "Pervec orkestrimit te pavaresise se Kosoves, mbeshtetesit perendimore te Kosoves nuk kane treguar vullnet koherent politik", thote Aleksander Anderson, drejtues i projektit ne Grupin Nderkombetar te Krizave, analizat e te cilit jane lexuar me vemendje ne Uashington dhe ne kryeqytetet evropiane. "Ky pasivitet i ka dhene me shume hapesire Serbise dhe synimeve te saja per te shkaterruar shtetin e ri te Kosoves".
Kosova, e cila deklaroi pavaresine nga Serbia ne 17 shkurt, ka qene nen administrimin e OKB-se prej 1999 pasi NATO nderhyri per te ndaluar represionin e Sllobodan Milloshevicit ndaj shqiptareve etnike, te cilet perbejne 95% te popullsise. Aftesia e komunitetit nderkombetar per te mbajtur te bashkuar Kosoven do te percaktoje nese shteti i ri do te behet nje force stabilizuese ne Ballkanin perendimor ose do te krijoje nje konflikt te ri ne kopshtin e prapme te Evropes.
Shenjat e para te unitetit perendimor jane inkurajuese. Madje edhe pse shtetet e BE-se mbeten te percara mbi ate nese duhet njohur Kosova, blloku eshte angazhuar te dislokoje nje mision policie dhe drejtesie dhe ofroi nje ndihme bujare financiare. Uashingtoni, aleati me i palekundur i Kosoves, shkroi cdo detaj te pavaresise, perfshi deklarata e kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci. Perendimi shikoi me qetesi ndersa Serbia shmangu veprimet ushtarake dhe bllokadat ekonomike.
Kristina Gallah, zedhenese e Havier Solanes, shefit te politikes se jashtme te BE, tha se uniteti perendimor ka siguruar stabilitetin e Kosoves. "Situata e viteve 1990' nuk ka asnje ngjashmeri me situaten e sotme, dhe lufta ne Ballkan ne 2008 nuk eshte me as edhe nje mundesi e larget", tha ajo. Ky kendveshtrim me besim ne vetvete ishte perseritur nga Daniel Fried, ndihmessekretar i Shtetit per ceshtjet evropiane. "Kjo nuk eshte nje rruge e lehte ose nje proces i lehte", tha ai. "Por me BE,OKB dhe SHBA qe punojne se bashku, ne do te kemi sukses".
Por Grupi Nderkombetar i Krizave argumenton ne nje raport te publikuar javen e kaluar se komuniteti boteror deri tani "ka pritur vaket" republiken e re c'ka ka nxitur Serbine te minoje Kosoven. Nje muaj pas pavaresise, vetem 33 shtete kane njohur formalisht Kosoven, duke perfshire 18 nga 27 vendet anetare te BE-se, sipas qeverise se Kosoves. Nga keta qe e kane njohur Kosoven, pak kane vazhduar me vizita te nivelit te larte, investime dhe marreveshje tregtare, nje perfundim diplomatik qe grupi i krizave debaton se eshte duke inkurajuar Beogradin per te zgjeruar ndikimin e tij mbi territorin.
Analistet dhe diplomatet perendimore thone se perpjekjet e Beogradit per te detyruar ndarjen e Kosoves permes sigurimit te kontrollit serb mbi pjesen veriore te dominuar nga serbet te territorit eshte shqetesimi i tyre me i rendesishem. Nje diplomat i larte i NATO-s ishte i shqetesuar se synimet e Serbise ishin mbeshtetur nga aleati i saj Rusia, e cila i ka dhene Beogradit nje "cek te bardhe" per t'i zene frymen objektivave perendimore ne Kosove. Edhe perpara perplasjeve se javes se shkuar, te cilat u zhvilluan kur paqeruajtesit nderkombetare moren kontrollin e nje gjykate te pushtuar nga serbet ne qytetin verior te Mitrovices, serbet dogjen postat kufitare dhe ato te doganes dhe moren kontrollin e linjes hekurudhore. Gjate gjithe kohes Beogradi eshte perpjekur te forcoje strukturat institucionale paralele duke drejtuar arsimin dhe shendetesine ne veri te Kosoves. Serbet e Kosoves thone se ata jane nen presion nga Beogradi per te mos bashkepunuar me qeverine e re ne Prishtine, dhe nje duzine oficeresh serbe kane braktisur forcat shumetnike policore te Kosoves dhe jane betuar per besnikeri ndaj Serbise.
Ndersa Serbia eshte duke implementuar nje politike te koordinuar per te minuar pavaresine e Kosoves, zyrtaret e NATO-s thone se dhuna paraqet nje sfide per aleancen dhe 16000 trupat e saja ne Kosove, te cilat kane nje mandat per te siguruar sigurine ne Kosove por ato dyshojne per gjakderdhje ose duke u bere de facto nje force policie per territorin.
Diplomati i NATO-s, i cili foli ne kushtet e anonimitetit, pranoi se paqeruajtesit nderkombetare duhet te jene me kategorike per te parandaluar qe ndarja e Kosoves te behet nje realitet politik. "Ne duhet te behemi me proaktive sesa me reaktive", tha zyrtari.
Edhe nese NATO behet me agresive, tranzicioni i Kosoves drejt pavaresise eshte bere akoma me i veshtire per shkak se Serbia refuzon te njohe dhe te bashkepunoje me nje mision te BE-se i cili shpreson te marre mbikeqyrjen e Kosoves nga OKB-ja muajt e ardhshem. Ndersa nje plan i te derguarit special te OKB-se, Martti Ahtisaari, bente thirrje qe BE-ja te merrte persiper misionin e OKB-se ne 120 dite pas pavaresise se Kosoves, kundershtimi i Rusise ne Keshillin e Sigurimit ka vene ne diskutim kur dhe pse tranzicioni do te zhvillohet.
Analistet dhe diplomatet perendimore thone se ata frikesohen qe nje shtyrje e mundshme ne terheqjen e OKB mund te krijoje nje vakum politik qe do te ndihmoje Beogradin. "Ajo c'ka ne mund te konkludojme eshte nje miks te misioneve nderkombetare konkurruese me asnje drejtim te qarte politik qe Serbia do te perpiqet ta shfrytezoje", tha Anderson, i Grupit Nderkombetar te Krizave.
BE dhe SHBA shpresojne qe partite e moderuara do te fitojne zgjedhjet parlamentare ne Serbi, ne 11 Maj, dhe zbusin politikat e Serbise. Optimizmi i tyre rritet me renien kohet e fundit te qeverise serbe, e cila vete ishte percare midis partive pro-perendimore dhe atyre te vijes se ashper te cilat duan ta lidhin me tej Serbine me Mosken. Megjithate, nacionalistet ne Serbi kane shfrytezuar zemerimin serb mbi Kosoven, dhe nje fitore e Partise Demokratike te Presidentit Boris Tadic eshte shume larg te qenit e realizuar, thone analistet serbe. Edhe nese Tadic do te jete ne gjendje te siguroje nje shumice ne parlament, ai ka kooptuar gjithnje e me shume retoriken nacionaliste te Kryeministrit Vojisllav Koshtunica, dhe nje qeveri e re ne Beograd nuk ka te ngjare te ndryshoje kursin ndaj Kosoves nga frika se mos provokoje nje perleshje te brendshme.
Diplomatet perendimore jane gjithashtu shume te shqetesuar se lidershipi etnik shqiptar i Kosoves, i cili deri tani eshte treguar i permbajtur, mund te behet me radikal nese ai ndien se integriteti i shtetit te ri do te vihet ne rrezik.
Zyrtaret e BE dhe SHBA thone se ata jane inkurajuar qe Thaci, nje ish-guerilas, eshte angazhuar te ndertoje nje shtet shumetnik dhe te mbroje te drejtat e minoritetit serb.Por zyrtaret thone se nese Perendimi perpiqet shume per te kenaqur Serbine, opinionin publik etnik shqiptar mund te ashpersohet dhe pasionet mund te ndizen me tej. Zyrtaret amerikane dhe ata te BE jane kembengules se Perendimi duhet te krijoje nje front te bashkuar dhe te forte per te parandaluar Rusine qe te perdore Serbine si nje mjet per te percare komunitetin nderkombetar.
Ne nje shenje te vendosmerise amerikane, presidenti Xhorxh W.Bush te merkuren autorizoi asistencen ushtarake amerikane per Kosoven, duke thene se nje ndihme e tille do te "forcoje sigurine e SHBA dhe promovoje paqen ne bote". Shtepia e Bardhe thote se levizja do te promovoje edhe stabilitetin rajonal ne Ballkan, te pengoje perhapjen e terrorizmit dhe te ndihmoje Kosoven qe ti bashkohet aktiviteteve paqeruajtese dhe te merret me emergjencat humanitare. Koshtunica e quajti vendimin "nje tjeter levizje thellesisht te gabuar nga ana e SHBA". "Populli serb", tha ai, "do te kujtoje me hidherim politikat amerikane te forces kunder Serbise".
(*) Marre nga: "THE INTERNATIONAL HERALD TRIBUNE"
SSSASS