Te festosh sikur je me 1929
Nga Paul Krugman*
Nese Ben Bernake ia del mbane te shpetoje sistemin financiar nga kolapsi, ai do te jete lavderuar, me te drejte, per perpjekjet e tija heroike. Por ajo qe ne duhet te pyesim eshte: Si kemi arritur deri ketu? Perse sistemi financiar ka nevoje per t'u shpetuar? Perse ekonomistet joadresive jane bere superheronj? Pergjigjja, ne nivelin themelor, eshte se ne jemi duke paguar cmimin per amnezine me paramendim. Ne zgjodhem te harronim cfare ndodhi ne vitet 1930 dhe kemi refuzuar te mesojme prej historise, ne jemi duke e riperseritur ate. Ne kundershtim me besimin e perhapur, se shembja e burses ne 1929 nuk ishte momenti percaktues i Depresionit te Madh. Pervecse kthehu nje recesion te zakonshem ne nje krize kercenuese per njerezimin ishte vala e problemeve me bankat qe pushtoi gjithe Ameriken ne 1930 dhe 1931.
Kjo krize bankare e viteve 1930' tregoi se te gjitha tregjet financiare te parregulluara, te pambikeqyrura gjithashtu mundet te vuajne me lehtesi deshtimin katastrofik. Megjithate ndersa dekadat kalonin, ky mesim u harrua dhe tani ne jemi duke e rimesuar ate, ne nje menyre te ashper. Per te kuptuar problemin ju duhet te kuptoni se cfare bejne bankat. Bankat ekzistojne sepse ato ndihmojne koordinimin e deshirave kontradiktore te kursimtareve dhe huamarresve. Kursimtaret duan lirine-aksesin te parate e tyre ne pas nje njoftimi te shkurter. Huamarresit duan angazhimin: ata nuk duan te rrezikojne qe te perballen me kerkesat e befasishme per kthim parash. Normalisht, bankat kenaqin deshirat e te dyja paleve: depozituesit kane akses ne fondet e tyre kurdo qe ata duan, tashme pjesa me e madhe e parave eshte vendosur ne kujdesin e nje banke eshte shfrytezuar per te dhene hua afatgjata. Arsyeja qe kjo funksionon eshte se terheqjet zakonisht jane pak a shume barazuar me depozitat e reja, keshtu qe nje banke ka nevoje vetem per nje rezerve modeste parash kesh per te shlyer premtimet e saja.
Por ndonjehere, shpesh te mbeshtetur ne asgje me shume sesa ne nje thashethem, bankat perballen me probleme, ku shume njerez perpiqen te terheqin parate e tyre ne te njejten kohe. Dhe nje banke qe perballet me kerkesa nga depozituesit, duke pasur mangesi ne para te thata per te plotesuar kerkesat e tyre, mund te shkoje drejt deshtimit edhe nese thashethemi ishte i rreme.
Akoma me keq, problemet ne banka mund te jene ngjitese. Nese depozituesit ne nje banke humbin parate e tyre, depozituesit ne bankat e tjera ka shume te ngjare te behet gjithashtu nervoze, duke shenuar nje reaksion zinxhir. Dhe atje mund te kete efekte me te gjera ekonomike: ndersa bankat e mbijetuara perpiqen te rrisin parate kesh duke mbledhur huate, ketu mund te jete nje rreth vicioz ne te cilin problemet e bankave shkaktojne nje ngerc te kredise, qe con ne deshtimin e me shume bizneseve, ne telashe me te medha financiare per bankat dhe keshtu me radhe. Shkurt, kjo eshte ajo qe ka ndodhur ne 1930-1931, duke e bere Depresionin e Madh, katastrofen qe ajo ishte. Keshtu qe Kongresi u perpoq te bindte se kjo nuk do te ndodhte me kurre duke krijuar nje sistem te rregullave dhe garancive qe siguron nje rrjet sigurimi per sistemin financiar.
Dhe ne te gjithe jetuam te lumtur per nje fare kohe, por jo per gjithmone qe nga kjo. Wall Street u zemerua me rregullat qe kufizonin rreziqet, por kufizonin edhe perfitimet potenciale. Dhe pak nga pak ai arriti t'i shmange pjeserisht duke bindur politikanet qe te zbusin rregullat, por kryesisht duke krijuar nje "sistem bankar ne hije" qe mbeshtetet mbi marreveshje komplekse financiar duke shmangur rregullat e percaktuara per te siguruar qe veprimet bankare ishin te sigurta. P.sh, ne sistemin e vjeter, kursimtaret kishin depozita te siguruara ne nivel federal ne bankat e kursimeve te rregulluara ngushtesisht, dhe bankat i perdornin keto para per te dhene hua per shtepite. Megjithate me kalimin e kohes kjo u zevendesua pjeserisht nga nje sistem ne te cilit kursimtaret i vendosnin parate e tyre ne fonde te cilat blinin asete me ndihmen e letrave tregtare nga mjetet speciale te investimeve te cilat paguanin detyrimet indirekte te borxhit te krijuara nga hipotekat e siguruara, ne mungese te nje rregullatori me se shumti.
Ndersa vitet kalonin, sistemi bankar ne hije mori ne dorezim gjithnje e me shume biznesin bankar, sepse lojtare jo te rregullt ne kete sistem duket se ofronin marreveshje me te mira sesa bankat tradicionale. Nderkohe, ate te cilet i frikesoheshin faktit qe kesaj bote te re dhe te guximshme te finances i mungonte nje rrjet sigurie nuk ishin marre ne konsiderate duke u cilesuar si njerez démodé.
Megjithate ne te vertete, ne jemi duke festuar ashtu sic ishte ne 1929 dhe tani eshte 1930'. Kriza financiare qe po vazhdon aktualisht eshte kryesisht nje version i rifreskuar i vales se problemeve me bankat qe perfshiu kombin tre breza me pare. Njerezit nuk jane duke terhequr parate nga bankat per ti vendosur ato ne dysheket e tyre - por ata jane duke bere ekuivalentin modern, po i terheqin parate e tyre jashte sistemit bankar ne hije dhe po i vendosin ato ne bono te thesarit. Dhe rezultati, tani si atehere, eshte nje rreth vicioz i tkurrjes financiare.
Z.Bernanke dhe koleget e tij ne FED jane duke bere gjithcka mundin per t'i dhene fund ketij rrethi vicioz. Ne mundet vetem te shpresojme qe ata te kene sukses. Ne rast te kundert, vitet e ardhshme do te jene shume te pakendshme, shpresojme jo nje tjeter Depresion i Madh, por padyshim kriza me e rende qe kemi pare ne disa dekada. Megjithate edhe sikur z.Bernanke t'ia dale mbane, kjo nuk eshte menyra per te drejtuar nje ekonomi. Ka ardhur koha te ristudiojme mesimet e viteve 1930', dhe ta kthejme sistemin financiar nen kontroll.
(*) Marre nga: "The New York Times"
SSSASS