Pashkët, besimtarët katolikëfestojnë ringjalljen e Krishtit
Të tjera rreth shkrimit Topi, urimi: Vit me rëndësi për shqiptarët Washington Times, reportazh për Shqipërinë VIDEO - Imzot Rrok Mirdita dhe Vëllazëria Ungjillore mesazh për besimtarët FOTO - Festime në fshatin Shelte
TIRANË – Besimtarët katolikë në Shqipëri festojnë Ringjalljen e Jezu Krishtit, ose siç njihet nga të gjithë Festa e Pashkës.
MESAZHI I RROK MIRDITËS
Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Rrok Mirdita uroi të gjithë besimtarët katolikë në prag të festës së Pashkëve.
“Qofshin këto Pashkë ngushëllim për të gjithë ata që vuajnë dhe burim shprese për të gjithë njerëzit”, thuhet në mesazhin e tij.
Ai shprehet se duke kumtuar lajmin e mirë të ringjalljes së Krishtit, kisha i tregon njërëzimit se pushteti i vetëm që mund ta çlirojë është pushteti i dashurisë dhe rruga e dashurisë, që kalon përmes kryqit të vetëmohimit.
“Pashkët nuk janë një ngjarje që i përkasin vetëm krishterimit, por një zbulim hyjnor që prek mbarë njerëzimin në thelbin e tij dhe hedh dritë mbi misterin e vdekjes. Kjo dritë është drita e dashurisë që shpëton. Kush e ka kërkuar të ringjallurin ka njohur dashurinë që shpëton dhe ka themeluar jetën e vet mbi besimin në këtë dashuri”, deklaroi Imzot Rrok Mirdita.
MESHA
Në Tirane besimtarët do të mblidhen në orën 23.00 në katedralen e “Shën Palit", për të ndjekur meshën e drejtuar nga imzot Rrok Mirdita. Dom Gjergj Meta, përfaqësues i Kishës Katolike në Shqipëri, shpjegon për Shqiptarja.com disa prej elementëve të festës, ndërsa merret me përgatitjet e fundit për meshën e madhe të mesnatës në katedralen më të madhe në Shqipëri.
Sipas tij, Jezusi erdhi në tokë për të dhënë modelin e tij për njerëzimin dhe për të dëshmuar se pas vdekjes së trupit, shpirti jeton në ate që njihet si jeta e përtejme, por për ta fituar atë duhet që çdokush të udhehiqet në jetë nga disa parime biblike dhe virtyte.
SIMBOLIKA
Festa e Pashkëve simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij, dhe është festa më e shenjtë për besimtarët e krishterë. Sipas Biblës, me ringjalljen e Krishtit, ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e Madhe kur vdes Jezu Krishti pas shumë mundimeve dhe gozhdohet në kryq, në të Dielën e Pashkëve kur ringjallet.
Festa vazhdon edhe ditën e djelë, kur besimtarët kryejnë vizita për të uruar njëri- tjetrin si dhe për të këmbyer vezët e kuqe që përgatiten posaçërisht për këtë ditë.
(aq/shqiptarja.com)