Në ditëlindjen e profetit Muhamed, Berisha u premton myslimanëve xhaminë brenda vitit
Tiranë- Programi festiv Profeti Muhamed a.s- Krenaria e Njerëzimit, u zhvillua sot në Pallatin e Kongreseve me rastin e ditëlindjes së Profetit. I organizuar për të shtatin vit nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, këtë vit me pjesmarrjes eksluzive të këngëtarit të njohur Sami Jusuf si dhe me pjesmarrjen e Kryeministrit Sali Berisha,përfaqësues të komuniteteve fetare dhe trupit diplomatic të akredituar në vend.
Në fjalën e tij përshendetëse Berisha premtoi ndërtimin e Xhamisë së re për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqpërisë. Kryeqyteti pret me padurim xhaminë, shumë shpejt me kryetarin e Bashkisë do ta inaugurojmë atë. Liria e të gjitha lirive është liria e besimit, besimi tek zoti është burimi më i pashtershëm i forcës shpirtërore të njeriut, tha Berisha.
Sami Jusuf,pjesmarrës në këtë koncert ka kënduar për publikun mysliman shqiptar dhe jo vetëm. Ai ka premtuar Ilahi të tjera. Një këngëtar që shprehretseka muzë të tij vetëm Zotin dhe që deri më tani ka qnë tejet i sukseshëm duke shitur më shumë se 5 milion kopje të albumit të tij Mualim.
No related posts.