Pashkët, besimtarët ortodoksë festojnë ringjalljen e Krishtit

Pashkët po kremontohen nga besimatrët ortodoksë. Që nga mesnata e së shturnës dhe përgjatë së djelës, besimtarët kanë mbajtur meshën e ringjalljes së Krishtit. Në Tiranë mijëra ortodoksë janë mbledhur në katedralen e Ungjillëzimit për të të marrë pjesë në meshën e drejtuar nga Kryepeshkopi Anasatas Janullatos. Por kjo atmosferë ka qënë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë ku në kisha, besimatërt janë lutur dhe kanë uruar për më shumë shëndeti e tolerancë mes njëri tjetrit.
Gjatë lutjes së meshës së Pashkëve, kryepeshkopi Janillatos tha se Jezusi është ngjallur 3 ditë pas vdekjes me shpresën se njerëzimi do të mund të marrë dritën e paperëndueshme nga perendia.
Pashkët është festa më e rëndësishme në kalendarin e Orthodoksësve ku besimtarët uroj dhe luten për paqe dhe dashuri mes njërit tjetrit duke ndjekur shëmbullin e sakrificës së Jezu Krishtit. Pashkët zakonisht festohen në muajin Prill, por nuk është në datë fikse por festimi i saj duhet të bëhet të e diela e dytë pas hënës së plotë pas ekuinoksit pranveror (21-mars) pra, 1 jave pas Pashkës Katolike dhe Protestante. Në këtë ngjarje besimtaret orthodoks përjetohet zbritja e Jezus Krishtit në botën e vdekjes dhe fitorja e tij aty. Një dhuratë tradicionale e Pashkës janë vezët e kuqe. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit dhe përplasja e tyre simbolizon çarjen e pushtetit të ferrit me ngjalljen e Krishtit.