E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, programi kapitull për personat më aftësi të kufizuar

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama prezantoi para personave me afësi të kufizuar sot një kapitull të programit të programit të PS ku garantohen shumë shërbime ekstra për këtë kategori 

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një takimi sot në Tiranë me personat me aftësi të kufizuar u shpreh se'' Programi i ri qeverisës i PS-së ka një kapitull më vete për këtë kategori , ku do të rishikohet sistemi i vlerësimit të paaftësisë , duke kaluar nga nja vlerësim thjesht mjekësor, në një vlerësim mjekësor dhe social’’
Kryesocialisti duke iu referuar individëve që u shërbejnë personave me aftësi të kufizuar theksoi se “Këtyre njerëzve në bazë të programit tonë, do t’u llogariten vitet që kalojnë pranë tyre duke iu shërbyer, si vite pune për efekte pensioni pleqërie”
Ai deklaroi më tej se '' PS do të garantojë për çdo shqiptar kartën sociale, e cila do të sjellë një revolucionin që Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë’’ duke shtuar se ‘’ kjo është një kartë që në bazë të profilit individual dhe gjendjes shoqërore e ekonomike, t’i japë mundësi çdo qytetari e qytetareje të përfitojë në mënyrë të thjeshtë dhe tërësisht transparente shërbime e kujdes social e shëndetësor, arsimor, apo kulturor’’.
‘’Me këtë program- tha Rama – socialistët janë të gatshëm që të nisin zbatimin e tij në fitoren e të nesërmes’’ .

(d.b//BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›