Gati projekti për bulevardin e Korçës

Bulevardi i Shën Gjergjit në Korçë ka gati planin rregullues, ndërhyrje kjo që pritet të sjellë një tjetër pamje tjetër për këtë qytet. Pas shumë debatesh është vendosur që kjo ndëryrje të financohet nga një fondacion shqiptaro-amerikan.
Për këtë bulevard debatet janë zhvilluar edhe për faktin nëse ky do të jetë një segemnt vetëm pedonal apo do të këtë lëvizje të automjeteve. Për këtë shoqata e biznesit kërkon lëvizje nga të dyja anët. Ndërsa kryetari i Bashkisë Niko Peleshi ka kërkuar nisjen e punimeve të këtij bulevardi.
Rikonstruksonin e këtij bulevardi që shtrihet nga monumenti i Luftëtarit Kombëtar deri tek ish Turizmi do të arrij vlerën e 650 mijë euro investim.