Pashket, kremtohet Ringjallja e Krishtit Rozeta Rapushi
Besimtaret Ortodokse ne te gjithe vendin kremtuan mesnaten e se shtunes dhe ne oret e para te se dieles, Ringjalljen e Krishtit. Mijera besimtare moren pjese si cdo vit, ne meshen e Pashkeve, qe u drejtua nga Kryepeshkopi i Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise, Anastas Janullatos. Mesazhe te shumta urimi dhe vizita ne Kishen Ortodokse ne Tirane, u zhvilluan dje nga kreret e politikes shqiptare. Kryeministri Berisha, i shoqeruar nga bashkeshortja, zonja Liri Berisha, vizituan dje Katedralen Ortodokse ne Tirane, per t’i shprehur urimet Fortlumturise se tij, Kryepeshkopit te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise Anasatas Janullatos dhe te gjithe besimtareve ortodokse, per pashken, diten e shenjte te ringjalljes se Krishtit. “Ringjallja e Krishtit eshte dita e shenjte e besimtareve te krishtere ortodokse, e besimtareve te krishtere ne teresi, por edhe e te gjithe besimtareve te Zotit, qe admirojne, nderojne perjetesine, shpresen, besimin, te ardhmen. Eshte nje rast i vecante per mua, t’i shpreh edhe nje here Hiresise se tij, Kryepeshkopit te Kishes Autoqefale Shqiptare Janullatos, mirenjohjen me te thelle, nderimin me te madh per punen e madhe qe ka bere ne ringjalljen e Kishes Ortodokse Shqiptare dhe jo vetem kaq, por e perkushtimin e tij te madh, per te ndihmuar Shqiperine e shqiptaret ne kete periudhe ne te gjitha aspektet”, - vleresoi Berisha. Ndersa kreu socialist, Rama gjate vizites se tij ne Kishen Ortodokse, shoqerohej nga bashkeshortja e tij Linda , si dhe anetari i kryesise se kesaj partie Niko Peleshi. “Ju uroj Gezuar Pashket te gjitheve pa perjashtim, sepse Shqiperia eshte vendi ku te gjithe festojne festat e te gjitheve dhe kjo eshte nje pasuri e jashtezakonshme qe ne duhet ta cmojme dhe ta kultivojme per t’ua lene brezave. Nderkohe qe sot ne kete dite kaq simbolike eshte njekohesisht dhe dita e duhur per t’u thene te gjitheve kuraje, per t’u thene te gjitheve forca, per t’u thene te gjitheve gezuar dhe endrrat e shpresat e secilit jane te mundura, sepse rilindja eshte e mundur”, - nenvizoi kreu socialist ne mesazhin e tij te urimit me rastin e Pashkeve.
Topalli: Moment reflektimi per sakrificen dhe besimin
Urime per te gjithe besimtaret e krishtere ortodokse, per festen e Pashkeve, beri dje edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ajo ja percolli urimet per Pashket, Kryepeshkopit te Kishes Ortodokse Autoqefale, Hiresise se tij, Anastas Janullatos ne Katedralen Ortodokse ne Tirane. “Pashket jane nje moment reflektimi per te gjithe njerezimin per sakrificen dhe besimin ne emer te vlerave. Eshte nje cast i bukur per t'i uruar te gjithe besimtareve ortodokse shqiptare “Gezuar Pashket”. Eshte nje moment reflektimi mbi nje akt hyjnor te sakrifikimit ne emer te mekateve te gjithe njerezimit, qe Jezusi beri”, - u shpreh Topalli diten e djeshme. Ajo uroi te gjithe shqiptaret kudo qe jane. “Me nje simbolike per ti kujtuar botes, secilit prej nesh per ti qendruar vlerave, me te cilat ne jemi rritur dhe do te shikojme perpara. Gezuar te gjithe shqiptareve kudo qe ata jane, ne Shqiperi, ne te gjitha trojet shqiptare, e vecanerisht emigranteve. Gezuar ju gazetareve, gezuar Pashket”, - uroi Kryetarja e Kuvendit.
Festimet e Pashkeve Ortodokse ne qytete te ndryshme ne vend
Besimtaret ortodokse ne te gjithe vendin, Tirane, Durres, Elbasan, Gjirokaster, Korce apo Fier, kremtuan mesnaten e se shtunes dhe ne oret e para te se dieles, ringjalljen e Krishtit. Ceremoni madheshtore u zhvillua ne Korce, ku kremtimi i Pashkeve Ortodokse ne Korce mblodhi ne mesnate mijera besimtare ne sheshin para Katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Fillimisht besimtaret ndoqen meshen e rastit, te drejtuar nga mitropoliti imzot Johani, i cili ka percjelle mesazhin per besim dhe harmoni duke u lutur per dite me te mira per te gjithe. Me pas ata priten “Ringjalljen e Krishtit” si dhe moren edhe Driten e Shenjte permes qirinjve te ndezur si pjese e ritualit,e cila simbolizon edhe ndricimin e jetes. Po keshtu, festime u zhvilluan edhe ne Durres. Ne katedralen ortodokse te Shen Pavlit dhe Shen Astit ne qender te qytetit te Durresit, besimtaret ndoqen meshen e Sherbeses se mesnates ne vigjilje te se Dieles se Shenjte te Pashkes. Hiresia Nikolla i Apollonise drejtoi meshen, qe mblodhi ne mjediset e kishes, besimtare ortodokse dhe qytetare te besimeve te tjera. Besimtare te shumte priten Ringjalljen e Krishtit edhe ne Gjirokaster, Elbasan dhe Fier, ku festa vijoi edhe pergjate dites se djeshme.