E Shtunë, 31 Tetor 2026

Montella beson në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Romës, Vincenzo Montella, nuk është në disponim për t`u dorëzuar për një prej vendeve që dërgon në Ligën e Kampionëve, përderisa romakët po përgatiten për ndeshjen ndaj Chievos në transfertë të shtunën.

“Nëse ne meritojmë Ligën e Kampionëve apo jo, këtë duhet ta tregojmë në fushë. Ekziston një mundësi shumë e vogël për ne që të kthehemi në garë, nëse Lazio pëson te Interi, plus janë ndeshjet kokë më kokë”.

“Ne duhet t`u hymë ndeshjeve me profesionalizëm në nder të tifozëve dhe vetvetes. Unë kam parë gjëra interesante dhe ndeshje positive. Por, ne mund të bëjmë më shumë, duke përfshirë dhe veten”, tha Montella.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›