Pashkët, qytetarët blejnë më pak, cmimet të papërballueshme
TIRANE- Familjet shqiptare nuk do të shpenzojnë shumë për festën e pashkëve për shkak të cmimeve të larta dhe të ardhurave të pakta. Blerësit ankohen për shtrenjtimin, ndërsa tregtarët për rënien e nivelit të blerjeve. Futja në treg e prodhimit është në sasi të kufizuar dhe ende nuk po ndikon në uljen e cmimeve
Rritja e lartë e cmimeve të ushqimore si dhe të ardhurat e pakta do të kushtëzojë shumë familje në shpezimet që do të bëjnë për festën e Pashkëëve. Edhe pse tregtarët kanë shtuar gamën e produkteve në treg, duke iu përshtatur festës, niveli i blerjeve mbetet i ulët. Konsumatorët ankohen për cmimet që janë bërë të papërballueshme për buxhetet tyre familjare.
Nga ana tjetër, tregtarët duke pranuar rënien e kërkesës nga konsumatorët, shpresojnë që të nxjerin fitime të paktën për raste festash, sic është ajo e Pashkëve
Tahsmë prej muajsh, konsumatorët po përballen me rritjen e cmimeve të produkteve ushqimore, e cila sipas Bankës së Shqipërisë ka ndodhur për shkak të presionit global. Javët e fundit, tregjet tona kanë nisur të furnizohen edhe me prodhimin vendas, por duke qenë në sasi të kufizuara, ai nuk po ndikon në uljen e cmimeve.
(NEWS24/BalkanWeb)