Apeli i Countryman Zgjedhje te ndershme me 8 Maj

Shtetet e Bashkuara bëjnë apel për fushatë jo të dhunshme e zgjedhje te qeta në 8 Maj. Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Tomas Kauntrimen, në një intervistë për radion Europa e Lirë shprehet se zgjedhjet në Shqipëri, sikur edhe në çdo vend tjetër, nuk u takojnë partive politike, por njerëzve.
“Kemi insistuar që të gjitha palët ta respektojnë Kushtetutën, të mbajnë zgjedhje të ndershme dhe i kemi bërë thirrje popullit të Shqipërisë ta kërkojë një gjë të këtillë nga përfaqësuesit e tyre. Presim nga të dyja palët të zhvillojnë fushatë jo të dhunshme, të mbajnë zgjedhje të qeta më 8 maj dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje mbi zgjedhjet nëpërmjet procesit të njohur kushtetues. Nëse e arrijmë këtë, atëherë është periudha e paszgjedhjeve në të cilën mund të zhvillohet një dialog më i qytetëruar politik, jo vetëm midis dy partive kryesore, por një dialog që përfshin gjithë shoqërinë shqiptare” deklaroi zyrtari amerikan.