Kombinat, PS denoncon abuzimet me listat
TIRANË- Partia Socialiste nëpërmjet deputetit të saj Saimir Tahiri ka berë me dije për opinionin publik paraditen e sotme manipulimet që po bëhen me listat zgjedhore në njësinë numër 6 në kryeqytet. Sipas Tahirit famijarët e eksponentëve të LSI nga rrethet janë rregjistruar në shkelje të ligjit në këtë njësi.
“Sic e shikoni të gjithë prapa nesh ndodhet një tabelë në këtë tabelë janë emrat më sinjifikativ të manipulimit ose të tentativës për të manipuluar procesin zgjedhor me mercenarët elektoral që Saliu, luli i Saliut dhe Luzhiana këtu në njësinë numër 6 po synojnë të bëjnë. Sic e shikoni vetë tabelën janë familjarët e krayetares aktuale të njësisë njësisë të cilët janë regjistruar si banues në një garazhd për makinat. Janë familjarët e Monika Kryemadhit të cilët janë regjistruar pa adresë dhe pa banim po vetëm figurojnë në listat e votuesvem, janë familjarët e një drejtori në Ministrinë e ekonomisë dhe njëkohësisht përfaqësuesi i LSI të cilët janë regjistruar pa adresë, por figurojnë në listat e zgjedhjeve”,- ka deklaruar deputeti i PS, Sajmir Tahiri.
Ndërkohë deputeti socialist ka theksuar se opozita disponon të gjitha faktet e pamohueshme për këtë shkelje të pastër të cilat inkriminojmë kryetaren aktuale të njësisë numër 6 Luzhiana Abazi si dhe përfaqësues të LSI në këtë zonë, kundrejt të cilëve partia Socialiste do të ngrejë një padi penale.
“Ne disponojmë listën e plotë, disponojmë fakte të pamohueshme, të cilat janë verifikuar konkretisht emër për emër në terren shtëpi më shtëpi, ashtu sic disponojmë edhe fakte të pakundërshtueshme që ëta njerëz janë paraqitur dhe regjistruar në njësinë bashkiake numër 6 me synimin për të votuar dhe për të prishur procesin elektoral. Pas kësaj proteste ne do të paraqesim një padi penale kundër Luzhiana Abazit për manipulimin me listat e zgjedhësve pikërisht me këta emra, sic do të paraqesim një padi penale për secilin nga këta njerëz . Ne nuk do të lejojmë që këta qytetarë që janë mercenarë elektoral të ardhur dhe të paguar për të manipuluar vullnetin e zjedhësve të paraqiten në ditën e votimit dhe të votojnë në mënyrë të paligjshme”,- përfundoi deputeti i Pasrtisë Socialiste Sajmir Tahiri.
(e.m/BalkanWeb)