Van den Dool Politika te behet e pergjegjshme

Ambasadori hollandez Henk Van Den Dool nga Korça ashpërson tonet për klasën politike shqiptare . Në një debat të hapur me studentët e universitetit të Korçës Van Den Dool ka këshilluar politikën të lërë prokurorinë të kryejë detyrën e saj. Ndërsa për sa i përket zgjedhjeve të 8 majit diplomati holandez u shpreh se qytetarët shqiptarë nuk e kanë të vështirë të gjejnë arsye për të mos votuar duke nisur që nga 21 janari e deri tek shembujt e korrupsionit.
“Mjafton të ndezësh televizorin dhe të jesh dëshmitar i gjuhës fyese, dhunës fizike në parlament, kandidatët ushtrojnë dhunë ndaj njëri- tjetrit si dy javë më parë dhe politikanët e të gjitha palëve vazhdojne të flasin për të gjetur gjuhën e zgjidhjes për këto debate. Rezultatet e zgjedhjeve të kaluara në Shqipëri kanë qenë të kontestueshme, por edhe pse ka patur këshillime për një proces demokraktik, ka persona të cilët nuk shqetësohet aspak të refuzojnë të marrin pjesë në mënyrë demokratike në zgjedhje, por janë të gatshëm ta shesin votën e tyre. Komisioni Europian po paralajmëron për këto probleme serioze Komisioni po bën thirrje për nevojën e përgjegjshmërisë dhe dialogut konstruktiv. Por akoma Shqipëria në 20 vjet vazhdon të quhet vend i trazicionit, ku akoma edhe sot ka incidente siç ka ndodhur gjatë këtyre ditëve. Politikanët e konsiderojnë politikën një arenë ku duhet të ndeshesh, kush fiton dhe kush humbet, por në fakt kjo nuk është një luftë, por një fuq” tha Van Den Dool.
Ambasadori holandez prezantoi edhe projektin e financuar qeveria holandeze për restaurimin e Pazarit të Korçës.
Jorgjeta Gjanci
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 23 prill 2011 )